AlbanianSport.com 30/11/2017 11:35
ASNN – Eklent Kaçi është fituesi i Kupës së Pavarësisë në disiplinën e bilardos që njihet si “snooker”, që është zhvilluar dje, ndërsa për rreth katër orë ky transmetim ka ardhur direkt dhe në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Sipas informacionit që vjen nga Federata Shqiptare e Snookerit janë luajtur 91 ndeshje, ndërsa në këtë veprimtari kanë marrë pjesë 45 sportistë. Në vendin e dytë është renditur Edmond Zaja, kurse në vendin e 3-të Dorjan Maknori dhe Kledio Kaçi.
Eklent Kaçi erdhi në këtë veprimtari pasi më parë kishte zënë vendin e 3-të në “Eurotur” në Trevizo të Italisë.