AlbanianSport.com 07.11.2016 11:40
ASNN – Ambasada e Sllovakisë, investim në gjimnazin e Gostimës me qëllim kthimin në një qendër sportive. Të premten në Ambasadën e Sllovakisë në Tiranë, nën drejtimin e ambasadorit Milan Ciganik, u finalizua marrëveshja për projektin e qendrës sportive të basketbollit dhe volejbollit në gjimnazin “Miranda Baku” të Gostimës.
Projekti, që do të jetë një bashkëfinancim prej 18,000 € i ambasadës sllovake dhe i Bashkisë Cërrik, vjen si një lexim i nevojave të komunitetit të Gostimës dhe favorizon lehtësimin e orëve sportive për nxënësit e këtij gjimnazi.
Kryetari i Bashkisë Cërrik, Altin Toska, ka falënderuar Ambasadën e Sllovakisë për mbështetjen në këtë projekt kaq të rëndësishëm. Pas kësaj qendre sportive moderne, Bashkia Cërrik pritet të hapi ekipe basketbolli dhe volejbolli djem e vajza.