Sllovakia i prish rekordin Spanjës, sonte Itali-Azerbajxhan në RTSH

Share Button

European-qualifiers-e-bardhe

AlbanianSport.com 10.10.2014 14:35

ASNN – Java evropiane e futbollit ka nisur të enjten me ndeshjet e dyta në grupet C, E dhe G, dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit takimin më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Sllovakisë dhe Spanjës. Vendasit e shtangën kampionen në fuqi të Evropës, duke e mundur me rezultatin 2-1, ndërsa sonte luhen ndeshjet e 3 grupeve të tjera.

Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt takimin e orës 20:45, midis Italisë dhe Azerbajxhanit. Duket se kriza e eliminimit të turpshëm nga Botërori i këtij viti vazhdon për Spanjën, pasi kampionia në fuqi e Evropës ka pësuar të enjten të mbrëmje një humbje 1-2 në Stadiumin e Zhillinës, përballë përfaqësueses vendase, Sllovakisë.

Për më tepër, kjo humbje i dha fund një vazhde historike 8-vjeçare, prej 36 ndeshjesh, që spanjollët nuk pësonin një humbje në fazën eliminatore të një veprimtarive madhore, Evropianëve apo Botërorëve. Juraj Kuçka e ka kaluar Sllovakinë në epërsi që në minutën e 17-të dhe pjesa e parë është mbyllur me këtë epërsi njëgolëshe të përfaqësueses vendase.

Në pjesën e dytë, këmbëngulja e Spanjës, që është ndalur kryesisht nga heroizmat e portierit vendas, është shpërblyer në minutën e 84-t, kur i sapofuturi në lojë, Alkaser, ka barazuar shifrat. Kjo barazi zgjat vetëm 3 minuta, pasi Kamil Stok do të finalizojë mjaft bukur një kundërsulm të vendasve dhe do të vulosë fitoren 2-1 të Sllovakisë, që merr e vetme kreun e renditjes së grupit C, me 6 pikë.

Java evropiane e futbollit ka nisur kështu të enjten me ndeshjet e dyta në grupet C, E dhe G, ndërsa sonte luhen ndeshjet e 3 grupeve të tjera, A, B dhe H. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt takimin e orës 20:45, midis Italisë dhe Azerbajxhanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh