Gjergj Vyshka 11.02.2015 21:55
Skuadra e Universitetit Tianxhin, e cila largohet të enjten nga Shqipëria, këto ditë është shoqëruar nga përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pjesëtar i drejtorisë së sportit, Uvil Zajmi.
Ndërkohë që dje Pallati i sportit “Asllan Rusi”, me në krye drejtorin e saj Ardian Yzeiraj, por në të njëjtën kohë edhe shefi i klubit shumësportësh Studenti, Blendi Nallbani, kanë qenë në gatishmëri për të pritur sa më mirë kinezet.
Mes skuadrave janë shkëmbyer flamujt, por në të njëjtën kohë është bërë dhe një fotografi e përbashkët si një mundësi për ta vazhduar këtë miqësi. Në të njëjtën kohë, në përfundim të ndeshjes është shtruar dhe një koktej.
Dhe të paktën kemi qenë korrekt dhe fitues për pritjen, sepse për nga niveli s’kishim asnjë shans për t’i bërë ballë skuadrës universitare të Tianxhinit të Kinës.