AlbanianSport.com 15.08.2015 11:25
ASNN – Tek Skrapari janë duke ndjekur me interes zhvillimet tek Tomori e Naftëtari për të përfituar ato futbollistë, të cilët i duhen skuadrës. E kjo është mësuar nga trajneri Albert Spahiu, i cili pas fazës seleksionuese që do të zhvillojë Tomori e Naftëtari shpreson të përfitojë ato lojtarë që mendon se i bëjnë punë.
Skrapari aktualisht është me lojtarë vendës dhe mund të ketë dhe ndonjë element të dobishëm nga këto dy skuadra. Në fakt skuadra është pa sponsor e çdo përforcim që mund të vijë do të jetë në formën e dhuratës për skraparllinjtë. “E kemi thënë edhe më parë që mirëpresim çdo lloj ndihme modeste nga fqinjët tanë të Tomorit dhe Naftëtari”, – ka thënë trajneri.
“Sikur nga katër futbollistë të na japi secila skuadër atëherë ne do t’i jemi mirënjohës për këtë ndihmë. Ndaj ndjekim me interes zhvillimet në të dy kampet. Dhe jemi gati për bisedime direkte me të dy ekipet”, – ka përfunduar trajneri i Skraparit, Albert Spahiu, i cili tashmë pret nga fqinjët për përforcime.