Skocia shpartallon Shqipërinë 4-0 në Shkodër, kuqezinjtë, në Ligën D

Share Button

AlbanianSport.com 17/11/2018 22:45

ASNN – Kuqezinjtë munden edhe ndeshjen e fundit, zbresin në nivelin e 4-t të Ligës së Kombeve. Dy gola për secilën pjesë loje i kanë mjaftuar Skocisë për të fituar 4-0 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Kuqezinjtë e mbyllin duke shënuar kështu vetëm 1 gola e duke pësuar plot 8 në 4 ndeshje, dhe Shqipëria zbret zyrtarisht në nivelin e 4-t të Ligës së Kombeve, në Ligën D.

Kështu, Shqipëria e ka mbyllur me 3 humbje dhe vetëm një fitore pjesëmarrjen e saj në këtë edicion të parë të Ligës së Kombeve në futboll, pasi kuqezinjtë janë mundur, madje thellë, 0-4, në ndeshjen e fundit të luajtur të shtunën, duke shënuar kështu vetëm 1 gola e duke pësuar plot 8 në 4 ndeshje. Përtej një minute të parë ku miqtë e vënë Kombëtaren nën trysni, 10 minutat e para të pjesës së parë të ndeshjes së zhvilluar në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka qenë e barazpeshuar.

Vetëm me fillimin e minutës së 11-të, Shqipëria ka një rast të mirë, por Uzuni nuk arrin tek topi. Në krahun tjetër, Taulant Xhaka gabon nën trysninë e skocezëve dhe Frejzër përfiton, duke hyrë në zonë nga e majta, duke goditur mjeshtërisht e duke përshëndetur rrjetën përtej përpjekjeve të portierit kuqezi, Berisha. Misioni kuqezi në këtë ndeshje do të vështirësohet edhe më tepër 10 minuta më pas, sepse përveçse në disavantazh të një goli, Kombëtarja do të mbetet edhe me 10 lojtarë.

Falë daljes me karton të kuq të Mërgim Mavrajt, që humbet gjakftohtësinë dhe kontrollin dy herë brenda vetëm pak sekondash. Shqipëria nuk do të dorëzohet dhe do të luajë si e barabartë dhe madje është Manaj që do të veprojë bukur në zonë dhe do të provojë të godasë, por do të neutralizohet nga mbrojtja skoceze në minutën e 32-të. Skocia do të kujdeset të administrojë epërsinë, por edhe të godasë portën kuqezi, sikundër do të provojë Frejzër 4 minuta më pas, por po e gjetur dot kuadratin kuqezi. Uzuni dhe Manaj nuk merren vesh me njëri-tjetrin në minutën e 39-të.

Ndërsa dy minuta më pas (41:05), skocezët rrezikojnë me një aksion të gjatë ku fillimisht portieri kuqezi grushton topin e më pas mbrojtja e tij bllokon goditjen e dytë të skocezëve. Por pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë e dyfishtë të skocezeve, pasi një goditje e lirë në pozicion të favorshëm për miqtë, ka çuar në një prekje të topit me dorë brenda zone nga kuqezinjtë dhe Fletçer nuk gabon nga pika e bardhë, duke shënuar. Epërsia dygolëshe u ka dhënë qetësi skocezëve, por duket se ka goditur rëndë Kombëtaren kuqezi.

E cila, edhe në mungesë të një lojtari, e për më tepër, të kapitenit në organikë, do të goditet në minutën e 55-të, kur Forrest do të gjejë edhe golin e 3-të të miqve. 5 minuta më pas (59:27) Armstrong godet nga larg, por Berisha arrin të grushtojë me vështirësi. (62’35) Skocia shënon edhe të 4-tin, por, për fatin e mirë të kuqezinjve, gjyqtari e anulon atë për pozicion jashtëloje në minutën e 63-të. Por goli i 4-t i miqve do të vijë vetëm 4 minuta më pas, (66:40) kur Forrest do të përfitojë nga një pasim nga e majta, duke e kontrolluar bukur topin dhe duke goditur fluturimthi, për të përshëndetur rrjetën.

Skocia dominon e gjitha dhe mund të kishte shënuar në minutën e 78-të, por një aksion i bukur i miqve finalizohet nga MekTominej, goditja e të cilit fërkon shtyllën horizontale të portës së Berishës dhe përfundon jashtë. Minutat e mbetura do të jenë monotone, me Skocinë e kënaqur me epërsinë e krijuar dhe me Shqipërinë e lodhur për të reaguar, dhe gjithçka mbyllet kështu me fitoren e thellë, 4-0, të miqve kjo ndeshje dhe Shqipëria zbret zyrtarisht në nivelin e 4-t të Ligës së Kombeve, në Ligën D.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh