AlbanianSport.com 26.10.2014 17:45
ASNN – Lojtari i njohur Kristi Vangjeli ka shënuar edhe një herë tjetër. E thënë ndryshe, pas golit të një jave më parë me vlonjatët, korçari i rikthyer pas shumë vitesh në “shtëpi” ka shënuar edhe nje herë tjetër.
Dy gola në kaq ndeshje të luajtura njëra pas tjetrës tregojnë se Vangjeli jo vetëm është rikthyer në ditët më të mira të tij, por akoma më tej po tregon se do të jetë ai golashënuesi i Skënderbeut.
Vetëm Sefa ka dy gola tek kjo skuadër dhe askush tjetër. Ndërkaq, vetëm në javën e 9-të Amarildo Dimo ka gjetur një vend titullari tek Skënderbeu. Mirëpo lojtari, jo vetëm ka luajtur nga minuta e parë, por më kryesorja ka shënuar edhe golin e parë në fitoren e Skënderbeut ndaj Vllazninë.
Gol të cilin e ka festuar në një mënyrë origjinale. Ka vrapuar drejt tribunës aty ku dhe është ulur për të bërë disa pompa. Pak dihet se pse e bëri, për t’i treguar Josës së është i fortë, apo Takajt për t’u futur mik tek trajneri për të luajtur si titullar në ndeshjet e tjera.