Albaniansport.net 22.01.2016 10:25
ASNN – Skënderbeu është kthyer në Shqipëri, pas fazës përgatitore dimërore që zhvilloi në Spanjë. Kampionët janë përforcuar në mesfushë dhe sulm me lojtarë të rinj. Trajneri Mirel Josa thotë se futbollistët nuk janë ende në gjendjen e tyre optimale.
“Lojtarët do të gjejnë formën e duhur në fillim të muajit shkurt”, – ka lëshuar ultimatumin trajner kryeqytetas i korçarëve. Ndeshja e parë e Skënderbeut për vitin 2016 do të jetë ndaj Vllaznisë të dielën në Shkodër.
Takimi është i vlefshëm për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Por trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa ka paralajmëruar skuadreën: “Vllaznia ka ndryshuar stafin teknik dhe do të jetë e vështirë.”
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do të luhen të shtunën dhe të dielën. Kështu, Pas Spanjës, Skënderbeu po u jep dorën e fundit përgatitjeve në prag të rinisjes së futbollit në vend.
Stërvitja në kushtet optimale dhe ndeshjet miqësore ndihmuan skuadrën korçare, por edhe trajnerin Mirel Josa të krijojë ide më të qarta në lidhje me lojtarët e afruar gjatë janarit.
Skënderbeu ishte më aktivi në merkato dhe pas largimit të Olajinkës dhe Berishës vendosi në dispozicion të Josës, futbollistë si Nafiu, Plaku, Rashica dhe Renatinjo. Për trajneri rolet në ekip janë mbuluar, por këto blerje duhet ende të gjejnë formën e tyre më të mirë.
Dy ndeshjet e para të 2016 për Skënderbeun janë kundër Vllaznisë. E para ajo që do të luhet të dielën në Shkodër për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, trofe tjetër në objektivin sezonal të korçarëve.
Mungesa e vetme për Skënderbeun në sfidën e së dielës është ajo e Sabien Lilaj, ndërsa ditët e ardhshme Mirel Josa pritet të ketë në dispozicion edhe Nuredin Orelesin që ishte dhe blerja e fundit në merkaton e janarit.