AlbanianSport.com 12.10.2014 07:45
ASNN – Skuadra korcare dje ka mbyllur javën me një stërvitje të fundit në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Edhe seanca e djeshme ka nisur në orën 11:00, teksa temperaturat kanë qenë normale dhe Josa ka ngarkuar sërish të tijtë me një stërvitje, që ka zgjatur reth 100 minuta.
Përveç ushtrimeve, kampionët dje kanë punuar edhe me topin, ku në fund është zhvilluar edhe një mini-ndeshje. Për t’u përmendur në këtë stërvitje është rikthimi i Marko Radas, që ka mbërritur në qytetin e Korcës qysh një ditë më parë pas mungesës pothuajse 5 ditore pas udhëtimit në Kroaci.
Dje mbrojtësi është stërvitur me ritëm të lartë me gjithë pjesën tjetër të skuadrës. Përveç futbollistëve të dëmtuar vijojnë të mungojnë edhe Shehi dhe Lulaj, të grumbulluar me ekipet tona kuqezi, ndërkohë që në këtë seancë Josa ka pasur pak lojtarë në dispozicion.
Sipas stafit korcar me shumë gjasa korçarët do të qëndrojnë në shtëpi deri ditën e martë dhe më pas do të largohen drejt Durrësit për të vijuar atje përgatitjet deri në prag ndeshjen ndaj Flamurtarit.