Skënderbeu, “shuplakë 5-she” Partizanit, i rrëmben kreun Kukësit

Share Button

Skenderbeu-Partizani-5-2-ajror-2015

AlbanianSport.com 13.04.2015 20:05

 

ASNN – Skënderbeu ka fituar thellë, 5-2, ndaj Partizanit, dhe kryeson renditjen e Kategorisë Superiore me 63 pikë. Në ndeshjen tjetër të javës së 30-të, të luajtur të hënën, Kukësi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 me Laçin. Ndeshja e luajtur në Korçë, është dominuar nga vendasit, të cilët nuk u kanë dhënë mundësi miqve nga Tirana për të luajtur lojën e tyre.

Skënderbeu kalon në epërsi me anë të Lilajt, që në minutën e 13-të. Më pas dyfishon shifrat Latifi. Në përfundim të 45 minutave të para, Partizani ngushton shifrat në 2-1 me anë të Raçiçit. Por, me fillimin e pjesës së dytë, Skënderbeu i çon në 3-1 shifrat. Është Bernard Berisha që shënon pas një sulmi nga krahu i majtë i sulmit. Portieri Hoxha nuk arrin ta presë topin si duhet dhe Berisha shënon.

Skënderbeu është i pandalshëm, teksa shënon edhe golin e katërt me anë të Stojkovit, në minutën e 53-të. Por Partizani nuk dorëzohet dhe Raçiç shënon sërish në portën e Shehit 6 minuta më pas dhe 4-2. Duket se futbollistët e Skënderbeut janë në garë për të shënuar në portën e Partizanit, teksa është Radas që shënon golin e 5-të. Me këtë fitore Skënderbeu, ruan pozitat në krye të renditjes së Kategorisë Superiore, me 63 pikë.

Në vend të dytë renditet Kukësi me 62 pikë, që nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 me Laçin. Ka dështuar hakmarrja e skuadrës së Artim Shaqirit ndaj kurbinasve, të cilët pa frikë mund të thuhet se janë shndërruar në një makth për skuadrat që pretendojnë titullin kampion. Kanë ndaluar Skënderbeun, Tiranën dhe sot radhën e kishte Kukësi.

Në stadiumin “Zeqir Ymeri” të tejmbushur, ka munguar goli. Miqtë janë mbrojtur me shumë forca, ndërsa kuksianët nuk kanë ditur të finalizojnë edhe ato raste që krijuan para portës së Shpëtim Moçkës. Kukësi vinte në këtë takim me një mungesë surprizë, siç ishte ajo e portierit Argent Halili, ndërsa nga ana tjetër, Armando Cungu duhet të bënte pa 5 lojtarë shumë të rëndësishëm. E megjithatë, Laçi rezistoi 95 minuta, duke marrë një pikë të merituar që ndoshta do ta “qajë” shumë Kukësi.

Ndërkaq, Gentian Muça mundi i vetëm Vllazninë 2-1 në takimin e zhvilluar të shtunën në mbrëmje në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” dhe ka rikthyer Tiranën përkohësisht në vendin e tretë në renditje. Mbrojtësi 27-vjeçar me dy golat e tij përmbysi rezultatin dhe prishi planet e shkodranëve, të cilët pas supergolit të Çinarit në pjesën e parë shpresonin të dilnin të fituar ose të paktën me pikë nga kryeqyteti.

Në takimet e zhvilluara pasdreke, Apolonia mundi 2-1 në “Loni Papuçiu” Flamurtarin dhe vazhdon të shpresojë të paktën matematikisht, edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore. Fierakët kaluan të parët në epërsi me Andi Ribajn, por gëzimi i tyre zgjati vetëm 6 minuta, pasi Bregu barazoi shifrat. Atëherë kur të gjithë mendonin se kjo sfidë do të përfundonte në barazim, 18-vjeçari Fili shënoi golin e fitores për Apoloninë.

Kjo e fundit tashmë është ngjitur në kuotën e 19 pikëve. Megjithëse me vështirësi, e ka mbyllur me fitore këtë fundjavë edhe Teuta, e cila mposhti 1-0 Elbasanin, falë golit të Hysenit në pjesën e dytë. Java e 30-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet sot me ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishme, Skënderbeu-Partizani. Pas ndeshjeve të së të dielës, Skënderbeu ka marrë kryesimin me 63 pikë, një më tepër sesa Kukësi, dy më tepër sesa Tirana dhe 3 më tepër sesa Partizani.

 

Kategoria Superiore

Java e 30-të

 

Të dielën, 12 prill 2015:

 

APOLONIA – FLAMURTARI           2-1

Shënues: Ribaj 13’, Fili 87’, Bregu 78’

Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier

 

TEUTA – ELBASANI                        1-0

Shënues: Hyseni 74’

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

 

 

TIRANA – VLLAZNIA                       2-1

Shënues: G. Muça 62’, 74’ / Çinari 34’

Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë

 

 

Të hënën, 13 prill 2015:

 

KUKËSI – LAÇI                                 0-0

Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës

 

 

SKËNDERBEU – PARTIZANI       5-2

Shënues: Lilaj 13’, Latifi 38’, Berisha 46’, Stojkov 53’, Radas 66’ / Raçiç 45’, 59’

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

 

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Skënderbeu 30        19        6          5        48-16              63
  2. Kukësi 30        19        5          6        47-20              62
  3. Tirana 30        18        6          6        39-20              60
  4. Partizani 30        18        5          7        33-21              59
  5. Laçi 30        15        9          6        36-16              54
  6. Flamurtari 30        9        7          14        24-28              34
  7. Vllaznia 30        11        3          16        25-33              33
  8. Teuta 30        8        2          20        26-44              26
  9. Apolonia 30        5        4          21        11-47              19
  10. Elbasani 30        4        1          25        15-59              13

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh