AlbanianSport.com 02.10.2015 07:55
ASNN – Pavarsisht humbjes 0-2 në Moskë përballë Lokomotivës vendase, trajneri Mirel Josa dhe portieri Orges Shehi janë shprehur të kënaqur me lojën, por kanë pohuar se duhej më shumë agresivitet nga ana e korçarëve.
I kënaqur edhe pse i mundur.
Skënderbeu ishte krejt ndryshe në Moskë dhe trajneri Mirel Josa ndihet të paktën i qetë se nuk u turpërua. Frika ishte e madhe në prag të përballjes me rusët, veçse ishin kampionët e Shqipërisë që u shfaqën shumë më mirë sesa ndaj Beshiktashit, apo më parë kundër Dinamos së Zagrebit.
Josa e di se çfarë duhet bërë më mirë në të ardhmen. Portieri Orges Shehi ishte sërish ndër më të dalluarit. Ai ka shpresë për më tej. Veterani i portës flet edhe për thirrjet raciste. Kërkon që tifozët shqiptarë të jenë të kujdesshëm ndaj Serbisë.
Përvoja po bën të vetën dhe Skënderbeu e tregoi fare qartë këtë ndaj Lokomotivës. Ekziston besimi se në 4 ndeshjet e mbetura, në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, do të fitohen edhe pikë