AlbanianSport.com 10.01.2015 09:55
ASNN – Skënderbeu është mundur edhe në miqësoren e dytë që luajti në kuadër të fazës përgatitore dimërore që po zhvillon në Spanjë.
Pas humbjes 0-5 me belgët e Klub Bryzhit, kampionët në fuqi të Shqipërisë u dorëzuan 0-2 në sfidën tjetër kundër holandezëve të ADO Den Hagut.
Në miqësoren e zhvilluar në Marbeja, skuadra e trajnerit Mirel Josa luajti më mirë se në ndeshjen e parë, por u ndëshkua me dy gola vetëm në 13 minutat e fundit të ndeshjes.
Skënderbeu do të vazhdojë përgatitjet në Spanjë deri në datën 19 janar, ndërsa ka më program edhe katër miqësore të tjera.