AlbanianSport.com 12.09.2015 15:25
ASNN – Me takimin midis Tërbunit dhe Skënderbeut, që u luajt sot në Stadiumin e Pukës duke nisur nga ora 13:00 dhe u fitua nga miqtë me rezultatin 2-0, ka ngritur siparin java e 3-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Dy gola të shënuar nga nigeriani Piter Olajinka në dy skajet e pjesës së dytë u kanë mjaftuar korçarëve për të korrur fitoren e 3-të në po aq javë. Java e 3-të vazhdon me takimin në Kukës midis skuadrës vendase dhe Teutës.
Kjo ndeshje do të nisur të luhet në orën 16:00, ndërsa në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:00, Tirana pret në kryeqytet Bylisin. Dy takimet e tjera të javës së tretë luhen të dielën, dhe duke nisur nga ora 16:00, Vllaznia pret në Stadiumin e Pukës Partizanin.
Ndërsa duke nisur nga ora 19:00, Laçi përballet në Fier me Flamurtarin. Në prag të zhvillimit të ndeshjeve të tjera, Skënderbeu kryeson renditjen e vetme, me 9 pikë, 3 më tepër sesa Teuta e vendit të dytë.