AlbaniaSport.net 21.01.2015 18:55
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të shtunën pasdreke dy ndeshjet e para të javës së saj të 27-të. Të dyja ndeshjet janë mbyllur me të njëjtin rezultat 1-0 në favor të skuadrave vendase.
Kështu, Kukësi ka triumfuar në minutat shtesë ndaj Vllaznisë, kurse Teuta ka mundur Vllazninë me me një 11-metërsh të saktë të Nikës. Takimi i tretë, ai midis Skënderbeut dhe Elbasanit, është luajtur në mbrëmje dhe korçarët kanë fituar me rezultatin e thellë, 5-1.
Dy takimet e tjera luhen të dielën dhe, duke nisur nga ora 14:00, Apolonia pret në Fier Tiranën, në ndeshjen që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Ndërsa duke nisur nga ora 17:00, Partizani pret në kryeqytet Laçin. Renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Skënderbeu, me 60 pikë, dy më tepër sesa Kukësi, që ndiqet nga Partizani me 53 dhe Tirana me 51 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 28-të
(21-22 mars 2015)
Të shtunën:
Kukësi – Vllaznia 1-0
Shënues: Pejiç 90′
Teuta – Flamurtari 1-0
Shënues: Nika 68′(11-m)
Skënderbeu – Elbasani 5-1
Shënues: Toçi 13′, Martins 20′, Nimaga 67′, 71′, Latifi 82′ / Gava 24′
Të dielën:
Apolonia – Tirana (14:00)
Partizani – Laçi (17:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 28 18 6 4 43-13 60
- Kukësi 28 18 4 6 43-20 58
- Partizani 27 16 5 6 29-16 53
- Tirana 27 15 6 6 33-18 51
- Laçi 27 14 8 5 35-15 50
- Flamurtari 28 9 7 12 22-24 34
- Vllaznia 28 10 3 15 23-30 30
- Teuta 28 7 2 19 25-43 23
- Apolonia 27 4 4 19 9-43 16
10. Elbasani 28 4 1 22 15-54 13