AlbanianSport.com 10/08/2021 23:00
ASNN – Trajneri i Skënderbeut pret plotësimin e grupit, mbetet i hapur për merkaton. Skënderbeu synon të lënë pas një sezon makthi, si ai i shkuari, ku flirtoi deri në fund me mbijetesën, duke ia dalë të mbetej sidoqoftë midis më të mirave të futbollit shqiptar. Për këtë arsye, skuadra e drejtuar nga trajneri Migen Memelli, ka nisur përgatitjet me ngarkesë të plotë për sezonin e ri, ndërsa synon edhe përforcime në merkato.
Skënderbeu vazhdon stërvitjen në përgatitje për sezonin e ri dhe, duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, trajneri Migen Memelli se është ende në pritje të plotësimit të grupit. Po a është i kënaqur pogradecari i stolit korçar me këto javë të para të stërvitjes për sezonin e ri. “Në përgjithësi po, – përgjigjet ai. – Por është ende herët për të folur.”
Trajneri i 6-herë kampionëve të Shqipërisë mbetet i hapur edhe sa i përket merkatos, nëse do ta lypë nevoja për sektorë të veçantë. Tetë largime dhe 7 afrime ka bërë derimë tani Skënderbeu, që synon të lënë pas një sezon makthi ku flirtoi deri në fund me mbijetesën, duke ia dalë të mbetej sidoqoftë midis më të mirave të futbollit shqiptar.