Skënderbeu / Memelli: Kastrioti, agresiv, por ne nuk jemi të butë

Share Button

AlbanianSport.com 02/03/2021 22:35

ASNN – Në takimin e vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë Superiore, Skënderbeu pret të mërkurën Kastriotin dhe për korçarët 3 pikët janë të domosdoshme, në rast se synohet ende të shpëtojnë prej rënies nga kategoria. Humbja e fundit me Bylisin nuk u prit mirë dhe trajneri Migen Memelli foli edhe në lidhje me gjykimin, madje lëshoi akuza të forta. Por, në konferencën e sotme, ai bëri kthesë, duke theksuar se duhet shikuar përpara: “Gjykimi? Nuk kam asnjë problem për këtë pjesë, ajo çka duhet është të kemi mendjen te ndeshja e radhës.”

“Çfarë ka kaluar nuk e kthejmë dot pas, – ka vijuar ai. – E rëndësishme është të mendojmë për ndeshjen e radhës.” Në lidhje me duelin me krutanët, trajneri i ekipit korçar zbuloi përgatitjet e bardhekuqve. “Takimin e kemi përgatitur mjaft mirë, – tha Memelli. – Skuadra ka qenë e impenjuar në seancat stërvitore. Çdo ndeshje është finale për ne, sikurse edhe e nesërmja. Jemi në një situatë ku ndeshjet pa asnjë diskutim duhet t’i vlerësojmë në maksimum. Tri pikët mund të na ngrenë  mjaft në tabelën e renditjes.”

“Sigurisht, pa dashur të largoj presionin nga skuadra, lojtarët duhet të kenë qartësinë dhe kthjelltësinë e duhur përpara këtij takimi, – vijoi trajneri pogradecar. – Këto elementë mund t’i bëjë që nga ana psikologjike të jenë në lartësinë e duhur.” Kastrioti është një skuadër agresive dhe kjo ju vu në dukje Memellit, sikurse edhe fakti që korçarët janë disi të butë. Por trajneri nuk bie dakord me këtë pjesë, teksa thotë: “Nuk kemi qenë të butë gjatë këtyre 4 ndeshjeve që e drejtoj unë skuadrën. Sigurisht intensiteti dhe grinta janë rritur, gjë që e kemi dashur që në fillim.”

“E vlerësojmë maksimalisht skuadrën e Kastriotit, si një skuadër me karakter të fortë, – këmbënguli ai. – Ne kundërshtarët do t’i vlerësojmë maksimalisht, për të marrë pikët e plota”. Në fund, në lidhje me formacionin, Memelli sqaroi: “Përveç Marës së dëmtuar dhe Taipit me karton të kuq, e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është e plotë. Do shikojmë në seancë dhe do vendosim të luajnë ata që janë më të përshtatshëm për këtë ndeshje”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh