AlbanianSport.com 22.08.2015 14:35
ASNN – Organizmi që qeveris futbollin evropiane, UEFA, ka publikuar sot edhe renditjen e re për klube pas ndeshjeve të “play-off”-it të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës.
Edhe këtë muaj, Reali i Madridit vazhdon të jetë në krye, i ndjekur nga Bajerni i Mynihut dhe Barcelona, ndërsa Juventusi është i ekipi i parë italian në këtë renditje dhe mban në vendin e tetë.
Nga shqiptarët, kampionia e Shqipërisë, Skënderbeu është i pari, në vendin e 228-të, por ekipi korçar ka pësuar rënie pas humbjes me Dinamon e Zagrebit në “play-off”-in e Ligës së Kampioneve.
Ndërkohë, përsa i përket merkatos, braziliani Emerson Gomesh de Moura është afrimi i radhës dhe mesa duket dhe pritet t’i bashkohet ekipit të mërkurën. 27-vjeçari do të jetë pjesë e kampionëve të Shqipërisë për një sezon.
Ai vjen nga Mozhi Mirim, ekip i Serisë B në Brazil që zotërohet nga Rivaldo. Në 3 sezonet e fundit pati pak hapësirë, pasi u aktivizua vetëm 21 ndeshje. Skënderbeu ka nisur kështu përforcimet për një sezon të gjatë e të lodhshëm.