AlbanianSport.com 27.01.2015 20:35
ASNN – Klubi ka bërë të ditur qëndrimin nëpërmjet një komunikate, ku është e lehtë të kuptohet se thelbi është hapja e derës së largimit për Lilajn. Sipas asaj që raporton paketa e transmetimeve sportive me pagesë, “SuperSport”, Skënderbeu është i gatshëm për t’u privuar nga Sabien Lilaj, madje duket se e shikon me sy të mirë transferimin e mesfushorit në një kampionat të huaj çka do të shëndoshte financat e klubit.
Klubi ka bërë të ditur qëndrimin e tij nëpërmjet një komunikate për shtyp ku edhe pse përdoret diplomacia është e lehtë të kuptohet se thelbi është hapja e derës së largimit për Lilajn. Fillimisht në të shkruhet se Skënderbeu pavarësisht ofertave të shumta në merkaton e dimrit ka vendosur të lejojë vetëm shitjen e Sabien Lilajt në sesionin dimëror, me mesfushorin që kërkohet për momentin nga dy ekipe, Banik Ostrava në Ceki dhe Sherif Tiraspol.
Skënderbeu sqaron se nuk dëshiron ta pengojë më lojtarin për të luajtur në një kampionat tjetër madje ofertat e ardhura nga dy klubet janë mjaft serioze. Kaq mjafton për të qenë gjithçka e qartë por gjithsesi ka edhe më tepër pasi Skënderbeu konfirmon në komunikatë se i ka marrë tashmë masat për afrimin e një mesfushori cilësor në ekip në rast se Lilaj do të shitet.