AlbanianSport.com 10.11.2015 08:50
ASNN – UEFA ka publikuar renditjen javore të klubeve evropiane dhe ajo që bie në sy është skuadra e Skëndërbeut, e cila, nga pozicioni i 242-të, është ngjitur në atë të 190-të, plot 52 vende më lart, duke u cilësuar nga UEFA si surpriza e javës dhe ngritja më e madhe në klasifikim për këtë javë.
Asnjëherë më parë një klub shqiptar nuk ka qenë në një pozicion të tillë. Kampionët e Shqipërisë, kanë grumbulluar 7.825 pikë gjatë 5 viteve të fundit, duke udhëhequr ekipet shqiptare në renditjen evropiane.
Pas tij pozicionohet Kukësi në vendin e 299-të, Flamurtari në të 360-tin, Laçi në të 368-tin, Tirana në të 372-tin, ndërsa rivalja e tij, Partizani renditet vendin e 415-të.