Skënderbeu / Korçarët i pret një verë e nxehtë me futboll dhe… para

Share Button

Leke-numerim-tjeter

Adriatik Balla 15.05.2015 13:10

Me titullin e 5-të kampion që ka marrë tashmë rrugë, te Skënderbeu kanë nisur të mendojnë për të ardhmen në sezonin e ri dhe në vazhdimësi. Sigurisht, synimi mbetet i madh, ashtu siç pritet të jenë edhe fitimet për kampionët këtë sezon. Përveçse kanë arritur rekordin prej 5 titujsh radhazi, korçarët pritet të vendosin rekordin edhe përsa i përket përfitimeve financiare brenda një sezoni, nisur kjo nga paratë që vijnë nga fitimi i titullit, e drejta televizive dhe të ardhurat e UEFA-s për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Kjo e fundit mund të jetë një ndihmë e madhe për Skënderbeun, duke parë që formati i shpërblimeve nga qeveria evropiane e futbollit ka ndryshuar për sezonin e ri. Janë miliona lekë që pritet të shkojnë në arkat e skuadrës korçare dhe mund të rrisin pretendimet e saj për të qenë vazhdimisht një pretendente për titull në Shqipëri, pasi me përfitimet e shumta financiare mund të realizohen blerje serioze e të fuqishme në merkato. Bëhet fjalë për përfitime që për korçarët mund të kapin shifrën e afro 500 mijë eurove.

Me fitimin e titullit “kampion”, Skënderbeu pritet të marrë nga arkat e FSHF 100 milionë lekë të vjetra, të cilave do t’i shtohen edhe 60 milion të tjera nga e drejta televizive. Por ajo që pritet të mbushë arkat e klubit është pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, pasi UEFA ka bërë të ditur shumën prej 1 miliardë e 257 milionë eurosh për të gjitha klubet pjesëmarrëse në këtë edicion. Mendohet, që për herë të parë, vetëm për pjesëmarrjen në turin e dytë, përfitimi i korçarëve të jetë mbi 250 mijë euro. Nëse Skënderbeu do të synojë të shkojë të paktën deri në “play-off”, atëherë rekordi do të vendoset tek të ardhurat financiare.

Këtë sezon UEFA ka vendosur që për skuadrën që fiton në “play-off” dhe vijon në fazën e grupeve, shpërblimi i menjëhershëm financiar të jetë 2 milion euro për të vijuar më pas me të tjera bonuse në fazën e grupeve. Risia qëndron tek skuadra që eliminohet në “play-off” dhe kalon në Ligën e Evropës, e cila do të përfitojë plot 3 milion euro. Kjo është një arsye më shumë që Skënderbeu këtë verë të ndërtojë një strategji perfekte për paraqitjen evropiane, në mënyrë që të vendosë rekordin edhe përsa i përket të ardhurave financiare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh