Gjergj Vyshka 06.08.2015 15:25
Skënderbeu shkruan historinë, ndërsa Hamdi Salihi është përsëri legjendë e futbollit korçar. Ka shënuar përsëri, ndërsa e ka marrë përdore për ta çuar tashmë në fazën e “play-off”-it të Ligës së Kampionëve. Janë katër gola të shënuar prej Salihit në pesë ndeshje, ndërsa është shënuesi më i mirë i korçarëve në Ligën e Kampionëve.
Por në përgjithësi është një paraqitje shumë e mirë e Skënderbeut, 3 fitore dhe një humbje. Me një golaverazh 10-4, teksa nga dhjetë gola katër janë shënuar nga Salihi. Ndaj ai sot, si një legjendë e Skënderbeut, është lojtari më i preferuar për t’u mbajtur. Por dje kualifikimi i Skënderbeut është dhe bërë të gjithë shqiptarët.
Në fakt moldavët edhe duke luajtur me skemën 4-4-2 ishte sulmues me idenë që nuk do të ishte dorëzuar, por do të kërkonte surprizën. Por me lehtësi Skënderbeu e ka përballuar presionin e moldavëve dhe më pas ka ardhur goli i Salihit që ka lehtësuar të gjithë. Jo vetëm kaq, por kur moldavët kanë mbetur me dhjetë futbollistë atëherë gjërat kanë shkuar më mirë për korçarët në administrimin e epërsisë të krijuar.
Pavarësisht ndonjë përpjekjeje të Patras, që disa herë e ka kërcënuar portën e Shehit, Skënderbeu e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0. Ëndrra e korçarëve është bërë realitet i mundshëm me golin e dytë të Prognit, i cili ka mundur kështu skeptikët, të cilët nuk kanë besuar fort në forcat e tij.
Ai e ka zëvendësuar denjësisht Latifin e dëmtuar, ndërsa goli i shënuar prej tij ka qenë si “qershiza mbi tortë”. Me idenë që është dhe ai i gatshëm për të shërbyer në ëndrrën evropiane të Skënderbeut. Në pjesën e dytë është për t’u dalluar loja e Berishës, i cili ka shërbyer për të gjithë.
Që nga Lilaj, Ademir apo dhe të tjerët janë vënë në pozicion shënimi. Por nuk ka pasur gola të tjerë. Përfundimisht Skënderbeu është në “play-off”-in e veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit, ndërsa festa ka qenë e madhe në rrugët e Elbasanit për të vijuar më pas në Korçë.
Sepse Skënderbeu është legjendë për të gjithë futbollin shqiptar, atje ku një emër për të gjithë mbetet një shkodran, Hamdi Salihi. Fitohet kështu dhe ndeshja e dytë me moldavët e tashmë Skënderbeu është në fazën e “play-off”-it të Ligës së Kampionëve, por dhe shumë pranë fazës së grupeve