Skënderbeu / Korçarët, gati për sfidën e Moskës, Josa nuk ka mungesa

Share Button

Lokomotiva-Moske-Skenderbeu-sfondi

AlbanianSport.com 30.09.2015 09:45

ASNN – Skënderbeu do të luajë të enjten, më 1 tetor 2015, duke nisur nga ora 19:00, takimin e dytë në kuadër të grupit H të Eliminatoreve të Ligës së Evropës, atë ndaj Lokomotivës së Moskës. Duke folur në prag të kësaj sfide, trajneri Mirel Josa deklaroi se rusët janë një kundërshtar i fortë, ndërsa theksoi se skuadra e tij mbetet e përqendruar njëlloj, si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit.

Në përgatitjet e fundit për ndeshjen e së enjtes me Lokomotivën e Moskës, skuadra e Skënderbeut stërvitur gjatë në një nga fushat stërvitore të qytetit të Kavajës dhe trajneri Mirel Josa duket se nuk ka probleme dëmtimesh duke pasur në dispozicion të gjithë lojtarët. Për kreu e stolit të korçarëve, rusët janë një kundërshtar i vështirë. Trajneri kryeqytetas i kampionëve juglindorë, theksoi se skuadra e tij mbetet e përqendruar si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit.

Në fakt, kampionatit do t’i rikthehen kur t’i vijë koha. Tani përgatitjet e Skënderbeut janë të përqëndruara te Liga e Evropës. Kampionët shqiptarë kanë vijuar stërvitjen në prag të vizitës së vështirë të enjten kundër Lokomotivës së Moskës. Për trajnerin Mirel Josa objektivi kryesor i skuadrës së tij mbetet titulli i 6-të radhazi në Kategorinë Superiore, por kjo nuk do të thotë se në kryeqytetin rus, të besuarit të tij do të shhkojnë si turistë. Në ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Evropës, Skënderbeu u mund 0-1 nga Beshiktashi.

Mirel Josa pret një tjetër sfidë në Moskë. Josa nuk do të bëjë parashikime. Për trajnerin e rëndësishme është që ekipi i tij të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze në debutimin e saj në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Kalendari i ngjeshur mes kampionatit, Kupës dhe Ligës së Evropës endë nuk është ndjerë te futbollistët e Skënderbut, teksa dyshimi i vetëm ka të bëjë me Ademir. Braziliani po stërvitet në mënyrë individuale, ndërsa Josa do të ketë të gjithë lojtarët e tjerë në dispozicion. Ndeshja e dytë e Skënderbeut në kuadër të grupit H të Ligës së Evropës luhet të enjten në kryeqytetin rus, duke nisur nga ora 19:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh