AlbanianSport.com 14.03.2015 18:15
Skënderbeu kryeson renditjen me 54 pikë, ndërsa Vllaznia renditet e 7-ta, me 30 pikë, por trajneri i korçarëve, Mirel Josa, e ka cilësuar ndeshjen e së dielës midis dy skuadrave si një sfidë të vështirë.
Takimi midis Skënderbeut dhe Vllaznisë, që është i vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, do të luhet të dielën, duke nisur nga ora 14:00 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Një ndeshje që duhet vlerësuar pavarsisht pozitave të të dyja skuadrave në renditje. Kështu e ka cilësuar trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, ndeshjen e së dielës midis skuadrës së tij dhe Vllaznisë. Skënderbeu kreyson renditjen me 54 pikë, ndërsa Vllaznia renditet e 7-ta, me 30 pikë.