AlbanianSport.com 10.01.2015 13:55
ASNN – Skënderbeu, edhe një ditë pas ndeshje së dytë miqësore, e ka mbyllur stërvitjen me dy seanca. Stërvitja e paradites, sipas burimeve që vijnë nga kampionët, ka qenë e gjitha me vrapime në segmente të ndryshme.
Çka tregon se Josa kërkon më tepër forcë dhe shpejtësi. Stërvitja e paradites ka qenë në pjesën më të madhe me topin, pothuajse në të gjitha ushtrimet. Për ta mbyllur me një lojë prej 20 minutash në fundin e kësaj seance stërvitore.
Me dy stërvitje Skënderbeu e mbyll edhe ditën e shtunë, ndërsa të dielën me një të tillë dhe ndeshje miqësore pasdite. Ndërkohë, mësohet se Tefik Osmani ende nuk është gati.
Lojtari i njohur nuk është bashkuar akoma më grupin çka tregon se kërkon edhe pak kohë për t’u bërë pjesë e grupit. E rëndësishme është për mjekun e skuadrës se riaftësimi i Osmanin po shkon sipas të gjitha parashikimeve.
E thënë ndryshe, në ditët e para të javës tjetër qendërmbrojtësi do të jetë në dispozicion të Josës.