Skënderbeu / Josa, Shkëmbi, Progni & Latifi komentojnë shortin

Share Button

Skenderbeu-shorti-play-off-2015

AlbanianSport.com 08.08.2015 23:45

ASNN – Drejtuesit dhe futbollistët e Skënderbeut janë të vetëdijshëm që Dinamo e Zagrebit ishte një nga kundërshtarët që ata do dëshironin ta shmangnin në fazën e “play-off”-it të Ligës së Kampioneve, për shkak të historisë dhe nivelit të lartë të kampionëve të Kroacisë. Por, sipas tyre, qëlluan të pafat në short dhe në deklaratat e tyre për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT”, kapiteni Shkëmbi, mesfushori Gerhard Progni si dhe mesfushori Liridon Latifi, e kanë quajtur këtë një short të vështirë, por jo të pamundur, duke shprehur besim tek ekipi i tyre.

“Dihej që do ishte short shumë i vështirë, prandaj ishim të përgatitur, – u shpreh kapiteni korçar. – Dinamo është një klub i madh dhe ka një ekip me lojtarë shumë të mirë, por ne

nuk ndihemi inferiorë dhe do të bëjmë të pamundurën për ta kaluar.” Ndërsa shënuesi i golit të dytë në fitoren 2-0 në ndeshjen e kthimit, Gerhard Progni, deklaron: “Dinamo i Zagrebit është një ndër ekipet më të mira të Ballkanit dhe mund të them që do të jetë shumë e vështirë ndeshja ndaj tyre, por ne nuk e kemi frikë dhe do bëjmë më të mirën që të dalim me sukses edhe në këtë ndeshje”.

Nga ana tjetër, Liridon Latifi, thekson: “Normalisht që e prisja këtë përballje, por nuk e dëshiroja ta kishim përballë, por sido që të jetë, ne kemi një skuadër shumë të mirë dhe jemi të gatshëm të përballemi me çdo kundërshtar. Dëshira ime është të përballeshim me Hapoelin ose BATE Borisovin, sepse do të kishim shanse më reale për ta kaluar. Besoj shumë në skuadrën tonë dhe besoj shumë që do të futemi në grupe.” I pyetur më tej për gjendjen e tij fizike, Latifi ka thënë se është në një terapi speciale dhe shpreson që të bashkohet me skuadrën të martën duke besuar se do jetë 100% i gatshëm.

Ndërsa trajneri i korçarëve, Mirel Josa, shprehet i kënaqur me shortin, duke thënë se tashmë objektivi është arritur. “Dinamo e Zagrebit ka përvojë të madhe, – ka thënë ai. -Ka strategji të mëdha. Është bazë e ekipit kroat të kombëtares dhe shumë lojtarë të saj janë shitur nëpër ekipet të mëdha në Evropë. Me çdo ekip që kemi luajtur kemi menduar që të japim më të mirën tonë. Nuk është ndonjë detyrim për skuadrën tonë kualifikimi. Por meqë na erdhi shansin deri këtu pse të mos bëjmë maksimumin. Gjatë punës 5-vjeçare i është rritur koeficienti që të mos përplaset me ekipet të forta. Ndaj edhe kemi pasur një short favorizues. Kjo është një punë shumë vjeçare që shpërblehet tani.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh