AlbanianSport.com 17.05.2015 16:20
ASNN – Skënderbeu është shpallur kampion për herën e pestë radhazi duke vendosur një rekord në futbollin shqiptar si i vetmi ekip me këtë ecuri. Skuadra e Mirel Josës ka mbyllur mbrëmë llogaritë e titullit, një javë para fundit, me fitoren 2-0 ndaj Flamurtarit në Korçë, me golat e shënuar në fundin e secilës pjesë loje.
Ndjekësit janë larg për të kërcënuar Skënderbeun që tani duhet të mendojë për Ligën e Kampioneve. Një arritje edhe për Mirel Josën që ka marrë trofeun e tretë të kampionit si trajner i Skënderbeut që e arriti suksesin duke ndalur kundërshtarët direkt në takimet e fazës së fundit.
“Konkurrenca ka qenë deri në javët e fundit por ne nuk kemi bërë hapa false rresht dhe jemi rikuperuar ndaj kundërshtarëve direkt”, – ka deklaruar pas ndeshjes kryeqytetasi i stolit të korçarëve. Ndërsa Presidenti i klubit, Ardian Takaj tani po mendon për Ligën e Kampioneve..
“Skënderbeu është një ekip i përgatitur me një grup që është përforcuar çdo vit, – ka deklarua ai pas triumfit. – Ne jemi në prag të Kupave të Evropës dhe kemi shanse të jemi në vazon e më të mirëve dhe, me pak fat, të ecim më shumë këtë radhë.” Sfida e vërtetë e Skënderbeut tani mbetet Evropa ku pretendon më shumë se sezonet e kaluara.