Skënderbeu / Josa, me dy mungesa, por me një 4-3-2-1 në Moldavi

Share Button

Milsami-Skenderbeu-posteri

Adriatik Balla 28.07.2015 11:35

Vetëm dy takime larg historisë dhe skuadra e trajnerit Mirel Josa ka shansin e madh të futet në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ose, më e pakta, në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, gjithmonë nëse eliminon Milsamin. Në kampin korçar janë angazhuar të gjithë në funksion të këtij qëllimi, duke filluar nga lojtarët, trajneri dhe pjesëtarët e tjerë të stafit, si dhe nga drejtuesit e klubit.

Optimizmi është shumë i madh, por Skënderbeu ka udhëtuar dje drejt Kishinjevit, kryeqytetit të Moldavisë, me mungesa të rëndësishme dhe me probleme sidomos në repartin e mbrojtjes. Trajneri Mirel Josa në sfidën e parë ndaj Milsamit duhet t’i bëjë llogaritë pa dy nga mbrojtësit kryesore të skuadrës, pasi Tefik Osmani është i dëmtuar ndërsa Renato Arapi është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori në takimin e kthimit ndaj Krusejdërs.

Nëse në portë Orges Shehi e ka vendin të sigurt, në mbrojtje me shumë mundësi do të jenë Jashanica dhe Abazi, dy lojtarët që do të zëvendësojnë Osmanin dhe Arapin respektivisht në qendër dhe në krahun e majtë të repartit të tërhequr. Në të djathtë të mbrojtjes ashtu si zakonisht do të luajë Kristi Vangjeli. Ndërsa kroati Marko Radas do të jetë partneri i Bajram Jashanicës në qendër.

Sipas të gjithave gjasave formacioni i Skënderbeut ndaj Milsamit do të jetë me skemën 4-3-2-1 dhe në treshen e mesfushës do të veprojnë disi më në qendër kapiteni Bledi Shkëmbi, i mbështetur nga Sabien Lilaj dhe Bakari Nimaga, që do të rreshtohen përkrah tij. Bernard Berisha, njeriu i momentit te kampionët e Shqipërisë do të luajë në krahun e majtë të mesfushës por si gjithmonë do të ketë më shumë detyra sulmuese ndërsa në të djathtë Liridon Latifi.

Autori i një goli në sfidën e kthimit ndaj Krusejdërs duket se ka fituar balotazhin me Gerhard Prognin dhe do ta nisë që nga minuta e parë. Në repartin e avancuar do të jetë i vetëm Hamdi Salihi, por në momentin që skuadra sulmon skema e Skënderbeut kthehet nga 4-3-2-1 në 4-3-3 dhe golashënuesi shkodran do të ketë përkrah Berishën dhe Latifin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh