Skënderbeu / Josa: Fitore e rëndësishme, mund edhe të humbnim

Share Button

Mirel-Josa-portret-2015

AlbanianSport.com 22.09.2015 10:25

ASNN – Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, është shprehur i kënaqur me fitoren, por ka pranuar se edhe mund të ishte humbur me Tiranën. Të gjithë kanë arsye të kënaqen pas ndeshjes më të mirë të kampionatit. Korçarët dhe tiranasit e shohin gotën gjysmë plot, në përfundim të një përballjeje fituar nga kampionët, por me shumë vështirësi.

Trajneri i vendasve, Mirel Josa, pohon se përfundimi mund të kishte qenë edhe i ndryshëm. “Kjo është një fitore tejet e rëndësishme për ne, – ka deklaruar ai pas ndeshjes. – Vinim pas humbjes me Beshiktashin, takim ku, edhe pse na vlerësuan për pjesën e dytë që bëmë, ne çaluam.”

“Nuk ka mundësi që një skuadër, e cila luan mirë në pjesën e dytë, zotëron topin, t’i japë raste ekipit kundërshtar që të goditet katër herë, – vijoi trajneri kryeqytetas i ekipit korçar. – Ky është problemi madhor. E përmend këtë, pasi kjo ndodhi edhe sotme Tiranën.”

“Përveç tronditjes që na shkaktoi goli i Tiranës që në start, mendoj se në pjesën e parë e zotëruam komplet lojën, – theksoi Josa. – Normal që nga Tirana priten edhe veprime kërcënuese, pasi ka kualitete që të rrezikojnë. Janë një skuadër që kurrë nuk e ul kokën poshtë.”

“Por, në tërësi, jam i kënaqur me lojën, – pohoi ai. – Ndonëse pas golit të pësuar, patëm një 20-minutësh që bëmë disa gabime në pasime në sektorin e mesit të fushës, duke krijuar boshllëqe dhe çekuilibrim. Madje, ishin dy raste që Tirana mund të na shënonte, si me Fukuin, qoftë me Gilman Likën, që pati një rast të volitshëm.”

“Por jam i kënaqur me pikët, pasi të mposhtësh një skuadër si Tirana të krijon shumë epërsi për vazhdimësinë”, – përfundoi trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa. Skënderbeu dha kështu një tjetër provë se mund të quhet sërish pretendenti numër 1 për të fituar titullin “kampion”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh