AlbanianSport.com 22.12.2014 15:20
ASNN – Mbyllet edhe faza e dytë e Kategorisë Superiore me 3 takime interesante dhe ka ardhur një fitore në çastet e fundit për ekipin korçar. Skënderbeu ka mundur 1-0 Vllazninë në Shkodër, me 11-metërshin e saktë të kapitenit Bledi Shkëmbi. Skuadra shkodrane kishte 5 fitore radhazi dhe, mes një një atmosfere të jashtëzakonshme në Stadiumin “Loro Boriçi”, ndeshja mes vendasve dhe Skënderbeut nis me një ritëm të shpejtë nga të dyja ekipet.
Shkodranët të ndikuar dhe nga mbështetja masive e tifozave që kishin mbushur shkallët e stadiumit, hidhet mënjëherë në sulm dhe fillon të ushtrojë presion që në sekondat e para të sfidës. Skënderbeu mbrohet mirë dhe përpiqet të administrojë lojën. Korçarët fitojnë terren dhe fillojnë të hidhen në sulm. Por pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë, vazhdon dueli i rasteve për të dyja skuadrat, porërpjekjet e shumta të Skënderbeut shpërblehen në minutën e 89-të.
Martins niset me vrull drejt zonës dhe pengohet në mënyrë amatore nga Beqiri. Sipas gjyqtarit gjithçka është e parregullt dhe akordohet një 11-metërsh për korçarët. Protesta të shumta të lojtarëve të Vllaznisë, me pretendimin se ndërhyrje kishte ndodhur jashtë zone, por më kot. Goditjen e mer përsipër kapiteni Shkëmbi i cili nuk gabon dhe kalon Skënderbeun në avantazh. Pas 4 minutave shtesë, mbyllet gjithçka 1-0 dhe korçarët marrin një fitore të madhe duke e parë veten në vendin e dytë me 36 pikë po aq sa dhe Partizani.