AlbanianSport.com 10.10.2015 08:55
ASNN – Skënderbeu ka fituar 2-0 ndeshjen e kthimit të turit të parë në Kupën e Shqipërisë kundër Tomorit, takim i zhvilluar në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Korçarët e kishin fituar takimin e parë 3-0, ndërsa të dytin 2-0, në total, 5-0.
Një ndeshje e qetë, ku përgjithësisht u mendua për të mos pësuar ndonjë dëmtim dhe për aktivizimin e disa elementëve të rinj. Golat u shënuan nga dy brazilianë, Djar në minutën e 7-të dhe Eskuerdinja në minutën e 45-të.
Paraqitje mjaft e mirë në debutim për Erli Çupin e ardhur nga akademia e Sauthemptonit në Angli. Ndërkohë, është dëmtuar sërish Abilaliaj. Në turin tjetër të Kupës, kampionët e Shqipërisë do të luajnë ndaj Sopotit të Librazhdit.