AlbanianSport.com 09.04.2015 22:55
ASNN – Fieraket në basketboll për femra kanë siguruar dje finalen e madhe të sezonit duke mundur në takimin e dytë të “play-off”-it Skënderbeun. Në Korçë, ekipi i drejtuar nga Papa, ka arritur një sukses të rëndësishëm në minutat e fundit të takimit duke i mbyllur llogaritë me kundërshtarin që në sfidën e dytë.
Pjesa e parë e ndeshjes fillon mirë për miket, teksa Aliaj është protagoniste së bashku me Xhanaj. Fragmenti i parë mbyllet në favor të miqve 19- 23. Në pjesën e dytë, mikeshat ulin ritmin e takimit dhe Skënderbeu ngrihet në “katedër” me Llazarin, që u jep kryesimin me rezultatin 40-33.
Pjesa e tretë nis mirë për Apoloninë që rikthehet sërish në lojën e saj dhe përmbys rezultatin duke udhëhequr 54-62. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fundit, korçaret reagojnë dhe sërish është Llazarin që i udhëheq duke dhënë iluzionin e përmbysjes, por vetëm kaq, pasi Apolonia “zgjohet” në kohë dhe e fiton krejt takimin me rezultatin 80-76.
SKËNDERBEU – APOLONIA 76-80
(19-23, 21-10, 24-29, 12-18)
SKËNDERBEU: Haris, Llazar, El. Gjika, S. Papa. U aktivizuan: Doja, Toska, Yzeiri, Aliu, Jahollari, Hysenllari.
Trajner: E. Papa
APOLONIA: Aliaj, Xhanaj, Dishnica, Përçoku, Mehmeti. U aktivizuan: Baraj, Memçaj, Demiraj, Lov, Ustalli, Semanjaku, Memushi.
Trajner: V. Xheka
GJYQTARË: A. Dulçe, O. Kasmi,J. Gakaj