Skënderbeu / Daja: Titulli, një betejë 4-she me Kukësin, Partizanin & Tiranën

Share Button

AlbanianSport.com 05.01.2017 07:55

ASNN – Ilir Daja është trajneri i ri i Skënderbeut, por, për ish-trajnerin e Tiranës, klubi korçar nuk është edhe aq i panjohur. “Presidentin e njoh prej kohësh, – ka thënë ai, duke folur për faqen zyrtare të Skënderbeut në Internet. – Por kontaktet për të filluar punë kanë qenë vetëm disa ditë më parë. Jetojmë në Shqipëri dhe komuniteti i futbollit është i vogël.”

“Ndihmësi im do jetë Ardian Mema, ndërkohë që ritakohem me Bozhiqin, – ka vijuar Daja. – Me të kam ndarë dhomën si lojtar me Dinamon por kam punuar gjithashtu me të si staf te Dinamo. Një pjesë të lojtarëve i kam trajnuar dhe më parë. Njoh pothuajse gjithçka deri në detaje, sepse e kam ndjekur këtë skuadër, edhe në atë pak kohë që bëra pushim pas shkëputjes nga Tirana.”

Për ish-trajnerin e Dinamos dhe Elbasanit, në radhë të parë vijnë rezultatet dhe trofet, pastaj kontrata e punës me Skënderbeun. “Asnjëherë nuk kam folur mbi bazë kontratash, – ka rrëfyer ai. – Marrëdhëniet e mia me klubet i kam trajtuar në bazë të punës. Puna shpjegon dhe kohën gjithashtu dhe rezultatet. Shpresoj të mos vihem në diskutim dhe gjërat të shkojnë sa më mirë.”

Për njeriun që e ka shijuar dy herë titullin “kampion” me dy skuadra të ndryshme në këtë dhjetëvjeçar të fundit, rivalet për titull janë treshja Partizani, Kukësi dhe Tirana. “Nuk mund t’i përjashtoj bardheblutë nga ky rivalitet, – ka thënë ai. – Të katër do të synojmë kreun në fund të edicionit. Por ne do t’i marrim ndeshjet me radhë. Rivali kryesor është Flamurtari, me të cilin kemi ndeshjen e parë të fazës së 3-të të kampionatit.”

“Do të flasim për Partizanin kur të vijë momenti”, – ka përfunduar ai. Daja deklaroi se nuk ka një afat të përcaktuar qëndrimi në drejtimin e Skënderbeut, pasi do të jetë puna e tij dhe e skuadrës që do të vendosë për të ardhmen e tij. I pranishëm në prezantimin e trajnerit të ri, presidenti I Skënderbeut, Ardian Takaj shprehu besimin e plotë që ka ai dhe bordi drejtues i skuadrës tek aftësitë e Ilir Dajës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh