Adriatik Balla 28.07.2015 15:35
Skënderbeu u nis dje drejt Moldavisë shumë optimist për ndeshjen e sotme në mbrëmje ndaj Milsamit. Një nga lojtarët që ka spikatur fort në këto eliminatore, mesfushori Bernard Berisha përcjell optimizëm te Skënderbeu në prag të vizitës delikate ndaj Milsamit në Moldavi.
Mesfushori 23-vjeçar është njeriu i momentit te korçarët, madje në dy ndeshjet e turit të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve ndaj Krusejdërsit, ai ishte lojtari më i mirë në fushë për kampionët e Shqipërisë, ku, përveçse u shfaq në një formë fantastike, e ndihmoi skuadrën edhe me 2 gola dhe pasimin për një tjetër gol.
Berisha është i bindur se Skënderbeu mund ta kalojë Milsamin edhe pse në ndeshjen e parë konsideron moldavët si favoritë. “E kemi përgatitur ndeshjen mjaft mirë, ne si grup
jemi përgatitur për ta kaluar edhe këtë tur, – ka deklaruar ai. – Duke marrë parasysh edhe afrimet që ka bërë klubi ne jemi forcuar shumë si skuadër në çdo aspekt.”
“Ardhja e Hamdi Salihit na ka ndihmuar shumë. E kemi vlerësuar shumë ekipin kundërshtar, edhe pse ata janë favoritë ne jemi përgatitur mirë dhe besoj se do ja dalim”, ka përnduar kosovari Bernard Berisha, tek i cili ka shumë besim sidomos trajneri Mirel Josa.