AlbanianSport.com 30.10.2015 09:00
ASNN – Mesfushori kosovar Bernard Berisha ka thënë që sipas të gjitha gjasave mund të transferohet në një kampionat të huaj. Në një bisedë me një televizion kosovar, Berisha ka folur për mundësinë e largimit të tij nga Skënderbeu.
Mesfushori kosovar ka thënë që më 99% mund të transferohet në një kampionat të huaj. Duke përmendur atë gjerman, bleg, turk apo dhe italian, 24-vjeçari ka theksuar që janë një numër klubesh që kanë shfaqur interes për kartonin e tij.
“Po, ka interes për mua nga Gjermania dhe Belgjika, – ka thënë ai për median në fjalë”, duke vijuar: “Të mos harrojmë se kohët e fundit kanë shfaqur interes edhe dy-tri ekipe në Turqi.”
“Po ashtu, një ekip nga Italia më ka bërë ofertë. Kësisoj, me 99 për qind nuk do të qëndroj më te Skënderbeu, por do të largohem në merkaton e janarit”, – ka përfunduar mesfushori kosovar, Bernard Berisha.