Skënderbeu, barazim “in-extremis” & mes polemikave në Korçë me Tiranën

Share Button

Futboll-Femra-Skenderbeu-Tirana-1-1-handshake-2016

AlbanianSport.com 01.05.2016 14:20

ASNN – Skënderbeu dje ka arritur një barazim dramatik dhe të diskutuar në minutën e katër shtesë të ndeshjes, teksa kosovarja Albina Rrahmani ka realizuar një perlë pas një goditjeje dënimi duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke barazuar epërsinë e mikeshave. Ndeshja e djeshme mes Skënderbeut dhe Tiranës ka qenë vërtetë e bukur e luftuar, me ndërprerje të ndeshjes, gjashtë kartonë të verdhë, tre të kuq, dy gola dhe raste për Skënderbeun që mund dhe duhet ta kishte fituar këtë ndeshje të luajtur në aneksin e stadiumit korçar.

Takimi ka nisur i bukur dhe që në nisje janë korçaret që kërkojnë epërsinë teksa rastin më të pastër e ka pasur Popa në minutën e 18-të, por që nuk arrin ta çojë topin në rrjetë. Në të 21-ën minutë, ndizet sfida teksa Vishkulli ndëshkohet me karton të verdhë. Një lojtare që ka sjellë tension gjatë gjithë ndeshjes, pasi debatonte herë pas herë me tifozët dhe gjyqtaren. 6 minuta më vonë, pas një faulli, Aliu shan dhe ofendon gjyqtaren kryesore dhe ndëshkohet me kartonin e kuq duke lënë ekipin me 10 futbollistë. Këtu ndeshja ndërpritet për afro 10 minuta, pasi mikeshat pretendonin që shaheshin nga tifozët.

Pretendime ka pasur pa fund nga Tirana, ndërkohë që gjyqtarja zgjedh mënyrën e kartonëve për të qetësuar lojën. Pjesa e parë mbyllet me barazimin e bardhë 0-0. Në pjesën e dytë, kur të gjithë prisnin golin e korçareve, janë kryeqytetaset që shënojnë me anë të Kodrës, në të 53-ën minutë, duke i shtangur të gjithë. Pas këtij momenti, Skënderbeu hidhet në sulm, por pa shumë rrezikshmëri në portën mike, pasi Myrtollari dhe Qylalli nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Gjyqtarja durrsake jep tre minuta shtesë, ndërkohë në fund fitohet një goditje dënimi ballore përballë zonës kryeqytetase.

Ndodh një acarim mes Popës dhe Vishkullit dhe të dyja largohen me kartonin e kuq. Në të 94-n minutë, pra një minutë jashtë shtesës, blerja e parë e projektit të Skënderbeut të madh për sezonin e ardhshëm, Albina Rrahmani, ekzekuton saktësisht në portë, duke barazuar rezultatin dhe duke shtangur mikeshat nga kryeqyteti që nuk e priteshin se do të ndaleshin në Korçë. Një barazim më shumë se i merituar i vajzave korçare të drejtuara nga Stavrion Lako, që në fakt dje duhet të kishin fituar ndaj Tiranës. Në këtë mënyrë ky sezon në Korçë mbyllet me barazim, teksa Skënderbeu javën e ardhshme do të luajë në vizitën e kryeqytetit ndaj Dajtit.

 

Skënderbeu – Tirana                       1-1

Shënues: Rrahmani 90’+4 / Kodra 53’

Skënderbeu: Sula, Rrahmani, Kasa, Zizolli, M. Niçku, Zere, Morava (Kullira 58’), Shkëmbi (J. Niçku 46’), Qylalli, Myrtollari, Popa. Trajner: S. Lako

Tirana: Dede, Koldashi, Tota, Beqiraga, Vishkulli, Mema, Aliu, Kotarja, E. Kolgjini, Kodra, Leba. Trajner: A. Gega

Gjyqtarë: M. Çemeri, K. Gjyli, E. Kapxhiu (Durrës)

Kartonë të verdhë: Popa, Zere, Qylalli, Rrahmani / Vishkulli, Kodra

Kartonë të kuq: Popa / Aliu, Vishkulli

 

Kampionati Kombëtar

i Futbollit – Femra

 

Java e 17-të

(30 prill 2016)

 

Të shtunën:

Vllaznia – Juban Danja                  4-1

The Door – Teuta                             3-0

Apolonia – Kinostudio                    1-1

Skënderbeu – Tirana AS                1-1

AAS – Dajti                                        2-0 (e ndërprerë në minutën e 55-të)

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Vllaznia         17        17        0            0        130-2              51
  2. Kinostudio     17        11        2            4          89-30            35
  3. Tirana AS      17        11        3            3          74-25            36
  4. Apolonia        17        10        3            4          66-21            33
  5. The Door       17        10        3            4          49-29            33
  6. Juban Danja 17          7        2            8          43-34            23
  7. Skënderbeu  17          7        1            9          35-53            22
  8. Teuta              17          2        0          15          13-87              6
  9. AAS                16          2        0          14          13-107            6
  10. Dajti 16          0        0          16            4-139            0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Java e 6-të e kampionatit të femrave, spikat takimi Partizani-Vllaznia

Java e 6-të e kampionatit të femrave, spikat takimi Partizani-Vllaznia

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:20 ASNN – Java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Femrave

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

Apolonia mund Tiranën, fitojnë edhe Partizani, Vllaznia & Lushnja

Apolonia mund Tiranën, fitojnë edhe Partizani, Vllaznia & Lushnja

AlbanianSport.com 10/03/2024 18:00 ASNN – Është mbyllur java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

Futboll – Femra / “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, zbardhet lista

Futboll – Femra / “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, zbardhet lista

AlbanianSport.com 09/03/2024 20:20 ASNN – “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, trajnerja

Futboll – Femra / Caktohet kalendari kuqezi në Eliminatoret e “Euro 2025”-s

Futboll – Femra / Caktohet kalendari kuqezi në Eliminatoret e “Euro 2025”-s

AlbanianSport.com 06/03/2024 18:25 ASNN – Kombëtarja e femrave, caktohet kalendari. Eliminatoret

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh