AlbanianSport.com 23.10.2014 11:40
ASNN – Për ndeshjen e kësaj së dielë, Josa e ka ndarë mendjen të luajë me Alikajn në vendin e Lilajt në qendër të mesfushës, pasi korçari nuk luan në këtë ndeshje për shkak të tre kartonëve të verdhë. Zgjedhje kjo për të gjithë e duhura nisur edhe nga ajo se Alikaj, jo vetëm është një lojtar “race” në ndërtimin e lojës, por akoma më tej e ka përvojën e duhur për të përballuar jo vetëm këtë takim, por edhe të tjerë shumë herë më të rëndesishëm se kjo ndeshje.
Lojtari nga Mali, me pasaport gjermane, Bakari Nimaga nuk është akoma gati për të luajtur nga minuta e parë. Madje edhe nëse luan Josa nuk mund ta ketë për momentin më tepër se për disa minuta, edhe për atë se mesfushori, që nga ndeshja e fazës së parë me Partizanin, nuk është në gjendjen e duhur për t’i besuar një vend titullari në ekipin kampion. Mungesë kjo që edhe ka pasur një farë “kosto” në lojën e mesfushës së Skënderbeut.