AlbanianSport.com 30.09.2016 18:55
ASNN – Vllaznia nuk ka pësuar asnjë gol në këto 4 javë kampionat, por Skënderbeu ka sulmin më të mirë dhe prandaj trajneri i korçarëve, Andrea Agostineli synon vetëm fitoren. Takimi Vllaznia-Skënderbeu, që do të luhet në Stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, duke nisur nga ora 17:00, është i vlefshëm për javën e 5-të të Kategorisë Superiore.
Skënderbeu përballet të shtunën në mbrëmje me Vllazninë dhe trajneri italian, Andrea Agostineli, ka deklaruar në konferencën për shtyp, se korçarët janë gati për këtë sfidë. “Jemi gati, sepse kemi punuar shumë gjatë javës, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Kemi synuar të punojmë për të korrigjuar gabimet tona dhe për të përsosur ato gjëra që i bëjmë mirë, – tha Agostineli.
“Sa u përket lojtarëve, Marko Radas mungon, por të gjithë të tjerët janë gati, – ka vijuar italiani i korçarëve. – Kam disa dyshime përsa i përket formacionit, por dua që t’i mbaj të gjithë lojtarët gati dhe të karikuar.” Vllaznia nuk ka pësuar asnjë gol në këto 4 javë kampionat, por Skënderbeu ka sulmin më të mirë dhe prandaj Agostineli synon vetëm fitoren.
“Është një ndeshje e vështirë, por më e vështirë se të tjerat në kampionatin shqiptar, – tha ai. – Nuk kanë pësuar gol dhe kjo flet shumë për Vllazninë. Unë nesër dua ta fitoj ndeshjen, duke synuar natyrisht të përmirësoj nivelin e lojës.” Takimi Vllaznia-Skënderbeu, që do të luhet në Stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, duke nisur nga ora 17:00, është i vlefshëm për javën e 5-të të Kategorisë Superiore.