AlbanianSport.com 18.01.2015 18:30
ASNN – Me miqësoren ndaj Fortunën e Dyseldorfit, Skënderbeu ka mbyllur të gjitha takimet miqësore të luajtura në tokën spanjolle. Në pak ditë korçarët kanë luajtur gjashtë ndeshje, e thënë ndryshe një takim në dy ditë. Ngarkesë e madhe sigurisht, aq më tepër kur njëra nga këto ndeshje është luajtur vetëm një ditë pasi kampionët ishin akomoduar në këtë “tokë”.
Në 6 ndeshje miqësore, Skënderbeu arriti të fitonte dy prej tyre dhe katër të tjera i humbi, duke mos marrë asnjë barazim. Golaverazhi është paksa negativ, pasi korçarët kanë shënuar vetëm dy gola me anë të Prognit dhe kanë pësuar 13 të tillë. Përballjet e Skënderbeun, ishin me dy skuadra belge, një holandez dhe tre takimet e fundit miqësore ndaj tre skuadrave gjermane në të tre Bundesligat.
Humbja më e thellë e korçarëve ka qenë ajo e ndeshjes së parë miqësore ndaj kampionëve të Belgjikës, Bryzh, ndërkohë që një tjetër humbje jo fort e këndshme ishte ajo ndaj një tjetër skuadre belge si Ostende, teksa Skënderbeu pësoi katër gola. Dy fitoret e skuadrës korçare ishin ndaj Freiburg dhe Uehen, të dyja me shifrat 1-0.
Por fitore historike mund të quhet ajo ndaj Frajburg, ekip që luan në Bundesligën e parë gjermane. Të dy golat kanë si protagonist Gerhard Prognin, mesfushorin e krahut të djathtë, që duket se ka bërë edhe rolin e sulmuesve në miqësoret spanjolle.