AlbanianSport.com 06/09/2021 17:55
ASNN – Vendimi pas raportimit të gjyqtarit dhe inspektorëve të ndeshjes. Skandalit në pezullimin e ndeshjes Brazil-Argjentinë, të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” i kanë bërë jehonë të gjitha mediat ndërkombëtare. Kjo çështje tashmë i ka kaluar FIFA-s. Por një vendim disiplinor të merret pasi të shikohen raportet e gjyqtarit dhe komisarëve të ndeshjes. “Skandal botëror” e kanë quajtur mediat ndërkombëtare në Argjentinë, Spanjë e Angli, atë që ndodhi në Brazil. “Në mes të kaosit, pas pezullimit të jashtëzakonshëm të ndeshjes Brazil-Argjentinë, protagonist i ndërprerjes së ndeshjes pas vetëm 5 minutash lojë, ka qenë Antonio Barra Torres”, – shkruan e përditshmja argjentinase “Ole” .
Por më pas ajo sqaron se ai ka treguar me detaje atë çfarë ka ndodhur. Ai ka thënë se Emiliano Martínez, Kristian Romero, Xhovani Lo Selso dhe Emiliano Buendía, futbollistët argjentinas të ardhur nga Premier Ligën Angleze, “në momentin e plotësimit të formularit shëndetësor nuk kanë thënë se në 14 ditët e fundit kanë qenë në Britaninë e Madhe, që Brazili e ka në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të “Covid-19””. “Ata duhej të thonin të vërtetën, – ka deklaruar presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednando Rodriges. – Ne e dinim këtë që në momentin e mbërritjes së tyre në Brazil, por menduam se ata do të qëndronin të izoluar në hotelin e tyre.”
“Të dielën pasdite nëpërmjet një komunikate ne kemi siguruar se Ministria e Shëndetit, Sekretari i Shtetit për Shëndetin në San Paolo, përfaqësuesit e Konfederatës Amerikanojugore të Futbollit (CONMEBOL), dhe delegacioni argjentinas kanë qenë të lajmëruar për karantinën e detyruar të lojtarëve të tyre, – ka vijuar ai. – Por zyrtarët e përfaqësueses argjentinase nuk i morën parasysh këto gjëra. Kjo çështje tashmë është duke u hetuar nga FIFA.” Por, për një vendim disiplinor, pritet raporti i gjyqtarit dhe inspektorëve të ndeshjes. “E gjithë kjo mund të ishte evituar”, – ka thënë shtuar kreu i CBF-së, Rodriges, ndërsa lojtarët e Selecao kishin dashur që loja të vazhdonte.
Tepër i zemëruar Lionel Mesi, i cili është shprehur: “Kemi tre ditë në Brazil dhe ata pritën që të niste ndeshja për të na thënë se nuk mund të luanim?!”.