Skandal i dyfishtë: Peshëngritësit Godelli & Pulaku, pozitiv për doping!

Share Button

Daniel_Godelli-Elez-Gjoza-Luan-Shabani

AlbanianSport.com 11.12.2014 09:45

ASNN – Peshëngritja shqiptare në veçanti, por edhe sporti shqiptar në përgjithësi ka marrë një goditje të rëndë pasi dy sportistë të tjerë,kampioni i botës, Daniel Godelli, dhe kampioni i Evropës për Nën-23-vjeçarët, Hysen Pulaku, kanë rezultuar pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara.

Ndërkaq, edhe Shqipëria si vend rrezikon pezullimin pa afat nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare. Vetëm pak ditë pas lajmit se Romela Begaj ka rezultuar pozitive për përdorimin e substancave të ndaluara, një tjetër lajm akoma edhe më i keq vjen nga fronti i peshëngritjes shqiptare.

Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, burime pranë këtij organizmi kanë konfirmuar për AlbanianSport.com se edhe dy sportistë të tjerë, kampioni i botës, Daniel Godelli, dhe kampioni i Evropës për Nën-23-vjeçarët, Hysen Pulaku, kanë rezultuar pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara.

Në fakt, të mërkurën në mbrëmje vonë u spekulua se Pulaku kishte rezultuar pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara, ndërsa të enjten në mëngjes, është mësuar se bëhet fjalë edhe për Daniel Godellin. Të dy këta sportistë kanë rezultuar pozitivë në analizat e kryera gjatë Botërorit të Të Rriturve, që mbajt muajin nëntor në Almati të Kazakistanit.

Me këta dy sportistë, shkon në 5 numri i peshëngritësve shqiptarë që kanë marrë medalje në arenën ndërkombëtare dhe më pas kanë rezultuar pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara. Këta sportistë janë Fetije Kasaj, Erkand Qerimaj, Romela Begaj, Hysen Pulaku dhe Daniel Godelli.

Ndërkohë, me 4 sportistë që rezultojnë pozitivë për përdorimin e substancave të ndaluara brenda një viti Shqipëria si vend rrezikon automatikisht pezullimin pa afat nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh