AlbanianSport.com 13.01.2016 20:20
ASNN – Kampionia në fuqi e Ligës Ballkanike në Basketboll për Meshkuj, SIGAL Prishtina, ka gjetur një tjetër fitore në kuadër të Grupit A. Fitoren e tretë sivjet, “Plisat” e siguruan si mysafirë të Mornarit në Mal të Zi, duke triumfuar me rezultatin 86-75.
Xhejson Uoshbërn ishte lojtari më i spikatur në ndeshje me 27 pikë të shënuara dhe 13 topa të zotëruar në tabelë. Për Prishtinën në këtë ndeshje realizuan pikë vetëm pesë lojtarë. Përpos tri fitoreve, Prishtina ka edhe dy humbje.
Kështu, SIGAL Prishtina e ka nisur vitin 2016 me këmbë të mbarë. Bardhekaltrit kryeqytetas më në fund kanë parë dritë, në ndeshjen e zhvilluar në Mal të Zi ndaj skuadrës vendëse, KK Mornar, të cilën e mposhti me shifrat 86-75, në ndeshjen që sapo përfundoi.
Bardhekaltrit e Prishtinë luajtën më mirë sesa vendësit dhe e regjistruan fitoren e tretë në këtë këtë edicion të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, ku kanë pësuar edhe dy humbje.
Ata e mbyllën pjesën eparë me gjashtë pikë epërsi, 22-16, ndërsa në pjesën e dytë, reagojnë vendësit, duke e fituar atë 26-21. Edhe pjesa e tretë i takoi ekipit kosovar, në shifrat 21-13, ndërsa në atë të katërt e rriti forcën, duke e fituar atë 22-20 dhe gjithë ndeshjen me 11 pikë epërsi.