Shyqyri Rreli: Dikur na hiqte Komiteti Qendror lojtarë nga formacioni (II)

Share Button

SHYQYRI-RRELI-platini

Adriatik Balla 14.10.2015 17:05

Suksesi i skuadrës kombëtare në eliminatoret e “Euro 2016” ka prekur fort edhe ndjenjat e ish-lojtarëve e ish-trajnerëve të skuadrës kombëtare, të cilët për vite me radhë e kanë dëshiruar këtë arritje, madje duke dhënë edhe kontributin e tyre të rëndësishëm në këtë vazhdimësi shprese e sakrifice për pjesëmarrje të futbollit tonë në një eveniment madhor të futbollit kontinental.

Duke folur për këto arritje, ish-trajneri i përfaqësueses, Shyqyri Rreli, ndau me ne emocionet e tij dhe bëri një përshkrim të sakrificës së shumë njerëzve për të arritur deri në këtë ditë, duke e quajtur një ëndërr personale të realizuar. Megjithëse drejtoi ekipin në një periudhë të vështirë, ku vendimet dhe formacionin e përcaktonin shpesh njerëz të korridoreve të Komitetit Qendror, ai dha një kontribut të çmuar për kohën dhe sportdashësit e asaj kohe mbajnë të freskët në kujtesën e tyre emocionet e mëdha që përcolli Kombëtarja e Rrelit, e cila ishte vetëm një pikë larg historisë.

Pas tre dhjetëvjeçarësht, ëndrra e Rrelit bëhet realitet, pasi përfaqësuesja kualifikohet për herë të parë në Evropian, një arritje e futbollit shqiptar. Kjo është intervista që njëri prej ikonave të futbollit shqiptar ka dhënë për të përditshmen shqiptare, Gazetën “SOT”, intervistë të cilën AlbanianSport.com jua sjell në 3 pjesë dhe sot është pjesa e dytë.

 

… vijon nga dje

– Skuadra nuk ka yje në gjirin e saj, madje në kohën që keni drejtuar ju ka pasur shumë talente, tjetër gjë që bënit pak ndeshje ndërkombëtare. Si ia ka dalë de Biazi me këtë grup?

– Që të bëjmë një krahasim vulgar, kështu…, ky merr ata “gjela” që ka tregu. Ka seleksionuar 50 e kusur lojtarë. Pra ka pasur fushë veprimi dhe kjo nuk është pak, është diçka thelbësore. Trajneri nuk prodhon lojtarë, nuk ka meritë për këtë. Trajneri ka meritë për zgjedhjen e lojtarëve dhe në këtë drejtim e ka bërë punën mirë. Për këtë kualifikim, unë jam gëzuar më shumë se sa të isha vetë trajner. Mos harrojmë se sa presion dhe përgjegjësi ka trajneri, sidomos kur lëviz me formacionin. Kur humb ekipi fajin e merr trajneri, kurse kur fiton meritën e kanë lojtarët. Kjo duket fort e padrejtë, por kështu thuhet e perceptohet. Sa i takon faktit që është trajner i huaj, mund të them se bota kështu operon tani. Anglia, për shembull, që ka shkollë të njohur futbolli, vendos shpesh trajnerë të huaj në krye të kombëtares së saj. Nuk ka asnjë të keqe, ky është një proces shumë normal që sjell eksperienca të reja dhe suksese. Që të kthehem tek suksesi i ekipit, dua të shtoj se kjo është një arritje e madhe për futbollin tonë dhe këtu ka meritë federata dhe stafi i saj, skuadra e stafi teknik. Të gjithë meritojnë lëvdata për punën e mirë që kanë bërë. Këtë përgëzim e bëj edhe në emër të brezave, të cilët e kanë ëndërruar këtë moment. Janë kohëra më të mira tani për të operuar, kurse ne patëm vështirësi. Nuk e harroj kurrë që më hoqën dy lojtarë të formacionit me urdhër të Komitetit Qendror, në një kohë që ne për një pikë shkonim në “Meksikë 1986”. Ishte njëlloj sikur orkestrës simfonike t’i heqësh violinën e parë e të fusësh në vend të saj daullen. Çfarë tmerri!

 

– Krahas suksesit ka dhe një problem. Ju e dini, Kosova po lufton fort dhe është shumë pranë anëtarësimit në UEFA e FIFA. Këta që luajnë sot me Kombëtaren tonë do të mbeten, por të tjerë të talentuar logjikisht do të zgjedhin Kosovën. Çmendim keni për këtë?

– Më së pari unë dua të përgëzoj djemtë e Kosovës për këtë sukses të madh të ekipit përfaqësues, për kontributin e tyre real e të çmuar. Ata janë sot 80% e ekipit kombëtar. Pra, gëzuar edhe vetë Kosovës për suksesin! Duhet të jetë krenare për djemtë e saj, sepse po japin kontribut të çmuar në ekipin tonë përfaqësues, por edhe në Kategorinë Superiore. Dallime nuk duhet të ketë, bashkimi bën fuqinë dhe është ai që jep sukses.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh