Shyqyri Ballgjini: De Biazi, trajneri i duhur për Kombëtaren kuqezi (I)

Share Button

Xhovani-De-Biazi-flet-Jona-Shyqyri-Ballgjini

Adriatik Balla 13.09.2015 15:45

Në Eliminatoret e grupit I për finalet e Kampionatit të ardhshëm Evropian “Francë 2016” për Shqipërinë mbeten dhe 180 minuta garë. Pra janë dy ndeshjet e fundit dhe vendimtare për fatet e saj këtë edicion, ku shanset janë të mëdha për një kualifikim historik. Natyrisht, humbja me Portugalinë i ka vështirësuar disi gjërat në grup për Kombëtaren tonë, por shpresat nuk janë shuar, pasi kemi dhe dy ndeshje dhe ky ekip ka treguar se di të përballojë presionin.
Por, në momentin kur të gjithë kërkojnë që Kombëtarja të jetë e qetë dhe të motivohet për sfidat e radhës, ndodh një fërkim krejt i panevojshëm dhe një lojë fjalësh për kontratën e trajnerit Xhovani De Biazi, përplasje e nxitur me sa duket nga zyrtarët e lartë të FSHF-së. Kjo gjë ka sjellë disa pikëpyetje jo vetëm për vazhdimësinë e trajnerit në krye të përfaqësueses tonë, por ndikon mbi të gjitha negativisht në pritshmëritë e skuadrës në dy ndeshjet e fundit.
Debati vijon i fortë dhe në media dhe zërat që janë bërë “avokatë” të De Biazit janë të shumtë. Kuptohet, kanë argumente plot pasi De Biazi ka rezultate dhe ato duken e nuk mohohen. Duke folur për këto zhvillime, por edhe mundësisë së kualifikimit, ish-futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, Shyqyri Ballgjini, me besim të plotë thotë se de Biazi është trajneri i duhur për Kombëtaren dhe çelësi i suksesit të kuqezinjve në vitet e fundit.
Pasi i radhit mirë argumentet e tij, Ballgjini nuk lë pa kujtuar edhe periudhën e mëparshme, kur ekipet i drejtonin jo profesionistët, por agronomët dhe të tjerë që nuk ishin të fushës. Ndryshe nga skeptikët, Ballgjini ka besim në kualifikim dhe këtë shpresë e bazon tek puna dhe rezultatet e de Biazit. Për të, një fitore me serbët më 8 tetor çon në rrugën e duhur dhe të kualifikimit ekipin kuqezi. Intervistën e tij të plotë, dhënë të përditshmes shqiptare, “SOT”, AlbanianSport.com do t’jua sjellë në dy pjesë, të martën dhe të mërkurën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh