AlbanianSport.com 24.03.2016 16:15
ASNN – Ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare, legjenda e futbollit holandez dhe atij botëror, Johan Krojf. Ai vuante nga kanceri në mushkëri ndërsa me parë për shkak të stresit dhe duhanit, kishte bërë dy operacione në zemër.
Krojfi njihet si holandezi fluturues në botën e futbollit dhe është një ndër 5 lojtarët më të mirë në historinë e këtij sporti. Ai krijoi për herë të parë skemën 3-4-3 kur ishte trajner me Ajaksin dhe “Skuadrën e ëndrrave” kur drejtonte Barcelonën.
Krojfi ka fituar nga një top të artë me Ajaksin dhe Barcelonën. Me përfaqësuesen holandeze ka luajtur në Botërorin e 1974-ës, ku u mund në finale 1-2 nga Gjermania Perëndimore e Bekenbauerit dhe Mylerit. Këtu Krojf fitoi të tretin “Top të Artë”.