AlbanianSport.com 15.09.2015 13:50
ASNN – Në kuadër të javës së katërt të Kategorisë Superiore, e planifikuar të luhet në fundjavë, spikat ndeshja më e rëndësishme, ajo midis Tiranës dhe Skënderbeut, e cila, për shkak të angazhimeve të ekipit korçar në Ligën e Evropës, do të luhet ditën e hënë në orën 20:00, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”.
Vendimi për luajtjen e saj të hënën u mor nga FSHF me mirëkuptimin e palëve. Natyrisht ky është orari më i pranueshëm për të dyja skuadrat, qoftë dhe për faktin e vëmendja të hënën do të jetë nga përplasja e tyre. Takimi pritet të jetë i zjarrtë sepse Skënderbeu, si favorit kryesor parashikon pikërisht Tiranën si sfiduese të tij.