Shtiza, gara e lashtë dhe e re e atletikës, mes forcës dhe dredhisë

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2018 18:40

ASNN – Hedhja e shtizës, një sport me incidente, rekorde të pabesueshme, “hile”, si dhe revolucion i fizikës. Hedhja e shtizës është në fakt një prej sporteve më të vjetra të njerëzimit. I zhvilluar ka qenë ky sport sidomos në Lojërat Olimpike të antikitetit, gjë që na dëshmojnë pikturat e shumta morale dhe mozaikët e ndryshëm të ardhur deri në ditët tona. Në Lojërat Olimpike moderne, hedhja e shtizës nuk është shuar si disiplinë asnjëherë, ajo është nga më populloret në atletikë.

Por ky sport ka shumë “hile”, teknikalitete, rekorde shpesh të pabesueshme dhe revolucion në ligjet e fizikës. Kujtojmë këtu se hedhja e shtizës përveçse një disiplinë e mirëfilltë atletike, përfshihet edhe në garat e “Dekathlonit” (10-garëshit) për meshkuj dhe “Heptathlonit” (7-garëshit) për femra. Të rëndësishme janë dhe ndryshimet teknike të peshës së shtizës dhe dizajnimit të saj, të cilat u bënë të domosdoshme pas vitit 1985, pasi pati një rezultat rekord botëror që kapërceu 100 metrat.

Dhe kjo ishte e rrezikshme për fushat brenda stadiumeve. Në këtë sport nuk kanë munguar madje as incidentet, ku shtizat kanë përfunduar tek spektatorët apo kanë goditur komisarët, fotoreporterët dhe gjyqtarët e fushës. Në lidhje me peshën e shtizës, duhet theksuar se, më 1 prill 1986, shtiza që përdorin sportistët meshkuj me peshë 800 gramë u ridizenjua nga organi qeverisës i federatës botërore të atletikës (Komiteti Teknik i IAAF-it).

Ata vendosën të ndryshojnë rregullat për dizajnin e shtizës për shkak të uljeve gjithnjë e më të shpeshta të rrezikshme dhe jo të qarta dhe diskutimeve apo protestave kur këto rezultate u shpallën të vlefshme ose të pavlefshme nga gjyqtaria. Rekordi botëror kishte arritur gjithashtu në një nivel potencialisht të rrezikshëm, 104.80 m nga Uve Hohn. Me hedhje mbi 100 metra, ishte duke u bërë e vështirë të zhvillohej në mënyrë të sigurt konkurrenca brenda kufijve të stadiumit.

Shtiza u ridizajnua në mënyrë që qendra e gravitetit të lëvizte 4 cm në pjesën e përparme. Përveç kësaj, sipërfaqja (madhësia) përpara qendrës së gravitetit u zvogëlua, ndërsa sipërfaqja pas qendrës së gravitetit u rrit. Ridizenjimi zvogëlonte me 10% rezultatin e hedhjes, por siguronte që shtiza të ngulej me majë në tokë në momentin e rënies. Në vitin 1999, edhe shtizat që përdornin atletet femra dhe që peshojnë 600 gramë u ridizenjuan në mënyrë të ngjashme.

Kjo ishte një shpikje e madhe në atletikë, sepse u dha fund spekulimeve dhe dilemave të gjyqtarisë. Nga ana tjetër, çdo modifikim i shtizës, si hapje vrimash në trupin e saj, pikturime, forma të ndryshme etj, u ndaluan me rregullore pas vitit 1991. Madje një rekord botëror i regjistruar falë këtyre “marifeteve” nga Sep Roti më 1991 me 96.96 u refuzua të  regjistrohej si i tillë dhe u hodh poshtë menjëherë. Po cilat janë rekordet botërore dhe olimpike për meshkuj e femra?

Sa u përket rekordeve që njeh IAAF, për meshkujt rekordmen i botës është sportisti i Republikës Çeke, Jan Zheleznji, i cili ka regjistruar në vitin 1996 një rezultat fenomenal me 98 metra e 48 centimetra. Kurse rekordi olimpik mbahet prej vitit 2008 në Olimpiadën e Pekinit nga atleti norvegjez Andreas Thorkildsen me 90 metra e 57 centimetra. Në kategorinë e femrave, kampionia rekordmene e botës është po një sportiste e Republikës Çeke, Barbora Spotakova.

Ajo e ka hedhur shtizën në distancën 72 metra e 28 centimetra, një rezultat i regjistruar në vitin 2008. Kurse rekordin olimpik në këtë gjini e mban kubanezja Osleidis Menendez me 71 metra e 53 centrimetra, rezultat i regjistruar në Olimpiadën e Athinës në vitin 2004.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh