Shteti dhe Federata e Futbollit i dorëzohen… Mamurrasit(?!)

Share Button

Mamurrasi-dhomat-e-zhveshjeve

Nga Alban Mati* 06.10.2014 16:50

Ka ndodhur ajo që pritej në fushën e Mamurrasit. Shteti dhe Federata Shqiptare e Futbollit janë dorëzuar përballë Mamurrasit dhe presidentit të saj, Dedë Ndreca. Shteti është dorëzuar, sepse Policia nuk mori përsipër kontrollin e situatës gjatë një ndeshje futbollit, duke treguar kështu paaftësi, frikë dhe mungesë profesionalizmi. Vendësit thonë se është faji i drejtuesve lokal të Komisariatit Kurbin që nuk morën përsipër sigurimin e rendit e qetësisë. Por fakti është më shumë se kaq. Ministria e Brendshme ka forca të tjera që mund të garantojnë mbarëvajtjen e një ndeshje futbolli në një qytet të vogël si Mamurrasi.

Moszhvillimi i ndeshjes Mamurrasi-Burreli ngre pikëpyetje të tjera. Me siguri policia ka siguruar informacione se në këtë fushë nuk luhet futboll dhe se mund të ketë dhunë e incidente. Këto argumente vijnë pasi në jo pak raste në fushën e Mamurrasit janë goditur zyrtarë të FSHF-së, gjyqtarë, futbollistë e tifozë të skuadrave mike. Kohë më parë punonjës të policisë u ndëshkuan, sepse nuk frenuan dot drejtuesit e klubit të Mamurrasit. Pra policia nuk ka ndërmend të sakrifikojë efektivët e saj për një ndeshje të Kategorisë së Parë. Policia pa nisur kampionati i kësaj kategorie deklaroi se nuk merr përsipër normalitetin në fushën e Mamurrasit.

Në njëfarë mënyre lan duart dhe nuk futen në siklet. Po Federata Shqiptare e Futbollit çfarë masash mori për zhvillimin në normalitet të ndeshjeve në Mamurras? A ka FSHF një dokument ligjor nga Klubi i Mamurrasit dhe subjekti privat që marrin përsipër zhvillimin sipas rregullave të ndeshjes me Burrelin? Po zyrtarët e saj përse imponuan Burrelin të dali me çdo kusht në fushën e lojës? Nëse ndodhte diçka në fushë dhe përreth saj kush do ta mbante përgjegjësinë? Me të drejtën e Zotit, shefi i klubit të matjanëve, Drilon Skura, disa minuta para orarit zyrtar të fillimit të ndeshjes ka kërkuar organizimin e ndeshjes sipas rregullores.

“Përderisa Policia e Shtetit nuk merr përsipër sigurimin e rendit e qetësisë në këtë ndeshje ajo duhet të anulohet”, u është shprehur qetësisht Skura zyrtarëve të FSHF-së, që ishin caktuar për mirë organizimin e takimit të javës së dytë në Mamurras. Kur Skurës i është thënë se personat përreth fushës janë efektivë të policisë private, ai me të drejtë ka kërkuar takim me presidentin e shoqërisë dhe listën e personave që merrnin përsipër normalitetin në këtë ndeshje. Asnjëra nuk është bërë. Madje mbi jelekun e njërit prej rojave të sigurisë shkruhej: “Kontrolli Teknik i Automjeteve Laç”. Matjanët kanë fotografuar persona të ndryshëm, që pasi kalojnë muret prej betoni të fushës i afrohen rrethimit të brendshëm të saj.

Po ashtu dallohen qartë punonjësit e “sigurisë” me rroba të ndryshme, çka tregon se nuk kemi të bëjmë me subjekt privat serioz të licencuar për sigurimin e rendit e qetësisë në stadiume, apo fusha futbolli, por me persona që urdhërohen nga drejtuesit e Mamurrasit për të “kaluar lumin”. Në këto kushte kaosi, Skura ka vendosur që skuadra të mos sakrifikojë më shumë se ç’duhet. Pra nuk ka dalë në fushë. Kjo është e vërteta. Shteti u dorëzua përballë Mamurrasit dhe nuk mori përsipër ta mbante nën “zap” atë për një ndeshje futbolli. Edhe FSHF është dorëzuar që në fillim të herës.

Ajo nuk duhet ta licenconte këtë fushë që nuk plotëson asnjë kusht. “FSHF-ja duhet të publikojë po ashtu dokumentet e subjektit privat që ka marrë përsipër mbajtjen e rendit, ndryshe ndeshja duhet luajtur në një ditë tjetër”, kanë thënë drejtuesit e Burrelit.

 

* Opinionet dhe komentet e botuara në AlbanianSport.com nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikën editoriale të moderatorëve dhe bashkëpunëtorëve të faqes, por botohen në respekt të së drejtës së shprehjes së lirë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

Duka për “SportItalia”: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin (III)

Duka për “SportItalia”: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin (III)

AlbanianSport.com 06/03/2024 22:05 ASNN – Intervista për “SportItalia”, Presidenti Duka: “Asllani,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh