Shqipërisë së Panuçit iu dëmtuan 4 lojtarë, Skocisë së MekLishit, dyfishi

Share Button

AlbanianSport.com 16/11/2018 20:15

ASNN – Shqipëria ftoi 26 lojtarë në kuadër të dy ndeshjeve të radhës ndaj Skocisë dhe Uellsit, e para zyrtare në kuadër të Ligës së Kombeve e ajo ndaj Uellsit një miqësore. Por Alban Hoxha, Ermir Lenjani ikën menjëherë sepse u dëmtuan. Në dyshim është Eros Grezda, por edhe Mërgim Mavraj që shihet në kapacitet jo maksimal. Por Shqipëria nuk ka arsye të dëshpërohet me kaq dëmtime.

Sepse, pavarësisht se Panuçi thotë se janë shumë e të rënda, rivalët tanë që do të vijnë në “Loro Boriçi” kanë dyfishin e mungesave. Bëhet fjalë për 8 lojtarë të dëmtuar që nga momenti kur shtë bërë publike lista e lojtarëve. Shtypi skocez ka shkruar për një fat të keq të pazakontë, pasi lojtarët e dëmtuar janë në pjesën dërrmuese të tyre të formacionit bazë.

Është dëmtuar portieri Xhon MekLaflin, i pasuar nga ai i Sëlltikut, Krejg Gordon, e më pas u larguan edhe mbrojtësi i Blekbërn Rovers, Çarli Mjulgrju, mesfushori i Fulhamit Kevin MekDonald. Këtë rrugë ndoqën më tej Stefën O’Donell, Rajan Xhek dhe Majkëll Devlin. I fundit që braktisi përfaqësuesen ishte mesfushori i Aston Vilës, Xhohn MekGin. Ndërkohë që, pa u prezantuar ende lista, ishin konfirmuar dëmtimet e Stivën Nejsmithit, Mat Riçit dhe Robert Snougrasit.

Nëse i referohemi formacionit që zbriti në fushë kundër kuqezinjve në “Hampden Park”, janë 5 futbollistët që nuk do të zbresin në fushë në Shkodër, duke nisur nga autori i golit të parë Nejsmith, së bashku me MekDonaldin, Mjulgrjunë, O’Donellin dhe MekGinin. E nëse për Skocinë ky është një lajm i keq, për kombëtaren kuqezi duket të ketë lajm i mirë, sepse besohet se do ta ketë më të lehtë pa lojtarët kryesorë të kundërshtarit.

Mbetet të shihet gjendja e skuadrës tonë kuqezi, por akoma më shumë mbetet për t’u parë kundërshtari. Edhe pse Panuçi ka bërë namin, duke kujtuar mungesat e rëndësishme, homologu i tij skocez MekLish nuk e ka bërë tragjike, përkundrazi, thotë se lojtarët që do të ketë në dispozicion do të japin më të mirën dhe u ka shfaqur atyre besim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh