Shqipëria, të dielën kundër mallkimit të premierës evropiane

Share Button

1410569818-AltinBKodra-e-re-tamam

ASNN – Vetëm 4 gola të shënuar përkundër 30 golave të pësuar dhe vetëm 3 barazime e 8 humbje, por pa e shijuar fitoren, janë një bilanc për t’u harruar. Në fakt, ky është bilanci i ndeshjeve të para të Shqipërisë në 11 fushatat eliminatore në kuadër të Kampionateve Evropiane dhe për këtë arsye, Kombëtarja kuqezi e futbollit ka kundër edhe historinë në ndeshjen e së dielës ndaj Portugalisë.

Që nga viti 1964 e deri më 2014-n kanë kaluar plot 50 vjet, pra një gjysmëshekull që Shqipëria merr pjesë në Eliminatoret e Kampionateve Evropiane të Futbollit. Dhe në prag të një tjetër fushate eliminatore, asaj të 12-të, Kombëtarja kuqezi vjen në ndeshjen e së dielës me Portugalinë duke synuar të prishë edhe një vazhdë historike për t’u harruar.

Bëhet fjalë për ndeshjen e parë të çdo fushate eliminatore të Evropianit, ku Shqipëria nuk e ka shijuar ende fitoren në 50 vjet, duke marrë vetëm 3 barazime dhe duke pësuar plot 8 humbje. Edhe golavarazhi i kuqezinjve në këto 11 ndeshje të para është i frikshëm, pasi kanë shënuar vetëm 4 gola dhe kanë pësuar plot 30.

Në eliminatoret e 1964-s, Shqipëria u mund në takimin e parë 0-4 nga Danimarka, në ato të 1968-s 0-6 nga Gjermania, në ato të 1972-shit 0-3 nga Polonia, në ato të 1984-s dhe ato të 1988-s, dy herë nga Austria, përkatësisht 0-5 dhe 0-3, në ato të 1992-shit 0-2 nga Islanda, në ato të 1996-s 0-2 nga Uellsi dhe në ato të 2000-shit 0-1 nga Gjeorgjia.

Duket se mijëvjeçari i ri ka hapur një kapitull të rinj për Kombëtaren, e cila në ndeshjet e para të eliminatoreve të 2004-s, 2008-s dhe 2012-s ka marrë 3 barazime, përkatësisht 1-1 me Zvicrën, 2-2 me Bjellorusinë dhe 1-1 me Rumaninë. Për këtë arsye, Kombëtarja kuqezi e futbollit ka kundër edhe historinë në ndeshjen e së dielës ndaj Portugalisë. Megjithatë, fusha e blertë do të tregojë nëse kjo vazhdë negative do të vazhdojë apo djemtë kuqezi do të nisin të shkruajnë një kapitull të ri të futbollit shqiptar.

Eliminatoret Evropiane

JA NDESHJET E PARA

EURO 2012 / GRUPI D

Rumani-Shqipëri 1-1

Shënim: Në grup me 6 skuadra, në fund të edicionit Shqipëria u rendit e parafundit me 9 pikë, duke lënë pas vetëm Luksemburgun.

EURO 2008 / GRUPI G

Bjellorusi-Shqipëri 2-2

Shënim: Në grup me 7 skuadra, në fund të edicionit Shqipëria u rendit e treta nga fundi me 11 pikë, duke lënë pas Slloveninë dhe Luksemburgun.

EURO 2004 / GRUPI 10

Shqipëri-Zvicër 1-1

Shënim: Në grup me 5 skuadra, në fund të edicionit Shqipëria u rendit e parafundit me 8 pikë, duke lënë pas vetëm Gjeorgjinë.

EURO 2000 / GRUPI 2

Gjeorgji-Shqipëri 1-0

Shënim: Në grup me 6 skuadra, në fund të edicionit Shqipëria u rendit e parafundit me 7 pikë, duke lënë pas vetëm Gjeorgjinë.

EURO 1996 / GRUPI 7

Uells-Shqipëri 2-0

Shënim: Në grup me 6 skuadra, në fund të edicionit Shqipëria u rendit e parafundit me 8 pikë, duke lënë pas vetëm Uellsin.

EURO 1992 / GRUPI 1

Islandë-Shqipëri 2-0

Shënim: Në grup me 5 skuadra, në fund të edicionit Shqipëria u rendit e fundit me 2 pikë (fitorja konsiderohej 2 pikë).

EURO 1988 / GRUPI 1

Austri-Shqipëri 3-0

Shënim: Në grup me 4 skuadra, në fund të edicionit Shqipëria u rendit e fundit me 0 pikë (fitorja konsiderohej 2 pikë).

EURO 1984 / GRUPI 6

Austri-Shqipëri 5-0

Shënim: Në grup me 5 skuadra, në fund të edicionit Shqipëria u rendit e fundit me 2 pikë (fitorja konsiderohej 2 pikë).

EURO 1972 / GRUPI 8

Poloni-Shqipëri 3-0

Shënim: Në grup me 4 skuadra, në fund të edicionit Shqipëria u rendit e fundit me 3 pikë (fitorja konsiderohej 2 pikë).

EURO 1968 / GRUPI 4

Gjermani-Shqipëri 6-0

Shënim: Në grup me 3 skuadra, në fund të edicionit Shqipëria u rendit e fundit me 1 pikë (fitorja konsiderohej 2 pikë).

EURO 1964, i zhvilluar në Spanjë, Shqipëria u përball me Danimarkën në kualifikime, duke u mundur fillimisht 4-0 dhe më pas fitonte 1-0. Asokohe eliminatoret nuk ishin në grupe, por me fazë eliminimi direkt me ndeshje vajtje-ardhje.

SHËNIM: Në EURO 1980 (Itali) dhe EURO 1976 (Jugosllavi), Shqipëria nuk ka marrë pjesë për shkak të bojkotit të urdhëruar nga regjimi komunist dhe më pas edhe dënimit të dhënë nga UEFA prej këtij bojkoti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

AlbanianSport.com 15/11/2024 18:25 ASNN – Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dolën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh