Shqipëria skuqet dhe nxihet 0-3 nga Izraeli në “Arenën” e fortifikuar

Share Button

shqiperi-izrael-rezultati

AlbanianSport.com 12.11.2016 23:35

ASNN – Dy kartonë të kuq, dy 11-metërsha, dhe tre gola. Shqipëria e mbylli me humbje sonte në mbrëmje ndeshjen me Izraelin, rivalin për vendin e tretë në grup. Kështu, Shqipëria ka pësuar të shtunën një humbje dëshpëruese nga Izraeli në “Elbasan Arena” në takimin e vlefshëm për grupin G të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”. Veç rezultatit 3-0, kuqezinjtë panë dy here kartonin e kuq, fillimisht për Gjimshitin dhe, më pas, për portierin Berisha, duke e lënë ekipin shqiptar në pjesën më të madhe të kohës me 10 dhe 9 lojtarë.

Izraelitët kanë kaluar në epërsi me një 11-metërsh të shënuar nga Zahavi në minutën e 17-të, pasi më parë gjyqtari largoi me të kuq Gjimshitin, për një ndërhyrje të gabuar në dëm të kundërshtarit brenda zonës. Në minutën e 57-të, gjyqtari ndëshkoi me të kuq edhe portierin Berisha, i cili, në mënyrë të pashpjegueshme dhe të panevojshme, u konfliktua fizikisht me një sulmues izraelit, ndërsa akordoi edhe një 11-metërsh. Por portieri i sapofutur, Alban Hoxha arriti ta priste 11-metërshin, duke rritur entuziazmin e kuqezinjve dhe tifozëve të pakët, por mjaft të zjarrtë.

Pas 10 minutave, edhe Hoxha “kapitulloi” pasi Einbinder ktheun në gol një grushtim të pasaktë të gardianit të portës shqiptare. Ekipi shqiptar vazhdoi të luajë mjaft i nervozuar dhe plot gabime. Ndërsa izraelitët të qetë dhe racionalë, arritën të shënojnë golin e 3-të me anë të Atarit, në minutën e 83-të.  Minutat deri në përfundim ishin plot ankth për kuqezinjtë, por në fund ata sërish dolën kokëulur. Pa dyshim një ndër më të dëshpëruarit e këtij takimi, duhet të jetë traineri De Biazi, i cili kish deklaruar se nuk do të ishte kënaqur me barazim, por vetëm fitore.

Takimi Shqipëri-Izrael, do të mbahet mend edhe për diçka tjetër. I parashikuar për t’u mbajtur në “Loro Boriçi” në Shkodër, ai u transferua me urgjencë në “Elbasan Arena” pas njoftimeve për rrezikun e akteve terroriste gjatë takimit. Ai u zhvillua nën masa tepër të larta sigurie. Sipas disa komenteve këto masa kanë ndikuar që prania e tifozëve në stadium të jetë e ulët, rreth 5,000 persona, ndërsa rrjeti i policëve që ruanin mbarëvajtjen e takimit ishte rreth 2,000 efektivë, duke e bërë këtë një nga ndeshjet më “të fortifikuara” në historinë e futbollit shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh